KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty Empty Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty

    Mesazh nga Sajmiri Tue May 27, 2008 9:43 pm

    Qesh e sforcuar ? Fik telefonin ? Tė thėrret nė emėr ? Janė kėto disa nga mesazhet qė njė femėr i dėrgon pareshtur njė mashkulli, pėr tė cilin ndjen diēka. Pasi tė mėsosh kuptimin e tė gjitha kodeve qė kemi radhitur mė poshtė, nuk mbetet gjė tjetėr veēse tė hidhesh nė sulm. Ato shėrbejnė si njė shtysė, pėr t'i dhėnė mė shumė aksion dhe energji njė lidhjeje qė ka ngecur nė pragun e shoqėrisė dhe dashurisė. Lexo me kujdes 27 sinjalet dhe vepro!
    1. Nė njė festė tė madhe, flet me ty dhe vetėm me ty, gjėrat e tjera nuk i bėjnė pėrshtypje.
    2. Ajo vendos herė pas herė shkėlqyes buzėsh, por jo nė praninė tėnde (nėse trukimi ndodh nė prezencėn tende, ti je vetėm njė mik).
    3. Nė prezencėn tėnde kafshon shpesh buzėt me njėra-tjetrėn.
    4. Qėndron e ulur mbi mbėshtetėsen e kolltukut.
    5. Ėshtė ditėlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta qė po flisni me njėri-tjetrin duke mbajtur gotat nė dorė.
    6. Zakonisht nė festa pihet verė e kuqe, por ajo ka porositur njė gjė tjetėr, zakonisht birrė.
    7. Flet mė ngadalė dhe me njė zė me ton bas.
    8. Ti pi cigare, ndėrsa ajo edhe pse duket qartė qė bezdiset, vazhdon tė tė dėgjojė.
    9. Tė sfidon, pa arsye, papritur, mė shumė se njė herė.
    10. Qesh duke u sforcuar, edhe pse biseda nuk ėshtė gazmore.
    11. Gjatė bisedės, brenda fjalisė shqipton emrin tėnd, vend e pa vend.
    12. Afron veshin pranė buzėve tė tua pėr tė dėgjuar "Nė kėtė lokal ka shumė zhurmė, nuk arrij tė tė dėgjoj".
    13. Tė thotė se i ngjan njė personazhi tė famshėm.
    14. Tė heq nga xhaketa fijet e flokėve qė tė kanė mbetur pas krehjes.
    15. Tė thėrret gjithnjė nė emėr, duke shmangur emrat pėrkėdhelės me tė cilėt tė thėrret miku ose miqtė e tu tė ngushtė.
    16. Bie zilja e telefonit tė saj. Fillimisht nuk pėrgjigjet nė fund e fik.
    17. Flet me njė ton pyetės, duke t'u drejtuar e mbushur me kuriozitet "Besoj se kjo gjė do t'i pėlqente tė dashurės tėnde". (Kjo bazohet nė njė taktikė klasike, qė nė fakt ka synimin pėr tė zbuluar, nėse nė jetėn tėnde ka apo jo njė grua).
    18. Tė thotė, qė je i talentuar dhe ky ėshtė njė lloj komplimenti i moderuar qė tregon se ajo ėshtė e sinqertė; ose sipas ligjeve tė pashkruara tė shoqėrisė, kjo do tė thotė se ti i dukesh tėrheqės, "tė kesh talent" do tė thotė, qė je salca pikante nė njė pjatė.
    19. Tė telefonon e para ose ndonjėherė vetėm telefonon, pa asnjė shkak.
    20. Kur ti e fton pėr tė pirė diēka, ajo vesh njė palė kėpucė tė reja, njė veshje tė re dhe njė ēantė, ndryshe nga ato qė kishte nė orarin e punės.
    21. Ėshtė vonė dhe ajo s'ka pasur kohė tė mjaftueshme pėr t'u trukuar, por nuk ka harruar rimelin.
    22. Tė pyet se ku ėshtė tualeti, ti i tregon se ku. Ajo sheh rrotull, ngre vetullat dhe ngrihet ngadalė duke ecur drejt vendit tė duhur.
    23. Qėndron nė banjė mė shumė sesa duhet, qėllimi pėr t'u rregulluar para pasqyrės.
    24. Nė praninė tėnde pėrdor shpesh fraza romanesh, vargje poezish apo tekste kėngėsh.
    25. Tė pyet nėse do tė provosh pjatėn qė ajo ka zgjedhur pėr tė ngrėnė, qė do tė thotė se ėshtė gati tė ndajė gjithēka me ty.
    26. Ti ose dikush me tė cilin tė ka krahasuar jeni protagonistė tė gjėrave qė mund tė fantazojė gjatė bisedės.
    27. Ajo fillon tė flasė pareshtur pėr materien, vrimėn e ozonit ose argumente tė ngjashme "shkencore".

    "Arti" i tė propozuarit

    Shumė meshkuj refuzojnė t'i drejtohen njė femre, duke menduar se nuk i pėrshtaten atyre, ndoshta ngaqė i duket tipi i femrės qė nuk reagojnė ndaj shenjave tė ndryshme. Dhe ja se si krijohen njė seri tė pa vėrtetash tė komunikimit. Nė qoftė se e dini se si, ku dhe kur ta bėni kėtė gjė, "arti" i tė propozuarit nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa tepėr i thjeshtė. Sė pari, mbaj mend qė koha nuk ėshtė nė anėn tėnde dhe pėr kėtė gjė duhet tė bėhesh sa mė kreativ. Ke nė dispozicion vetėm disa minuta pėr t'i treguar se ēfarė mund tė bėsh, pėrpara se ajo tė gjejė njė "punė" tjetėr, larg teje. Por, varet edhe nga konteksti: Nė qoftė se e ndalon dhe i flet nė rrugė, duhet tė jesh njė "playboy" i vėrtetė, pasi femrat thjesht nuk i kushtojnė rėndėsi meshkujve qė veprojnė kėshtu. Nė qoftė se je nė njė lokal, ndihu i lirė tė reagosh; ke nė anėn tėnde shumė elementė: muzikėn, alkoolin, atmosferėn, shoqėruesit, lėvizjet, etj.


    Gjestet dhe fjalėt

    Pėr shumė vajza, edhe po tė mos flasėsh asnjė fjalė tė vetme, vetėm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo ēka ke nė duar, bėn qė femra tė mund t'iu lexojė mė mirė. Pėr shembull topi i tenisit apo i futbollit nė duar do tė thotė se je nė formė tė mirė dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe tė pėlqen loja. Libri do tė thotė pėr tė se, je tip lexues, i qetė. Do t'i interesojė se ē'ka lexon. Nėse rastėsisht ėshtė diēka qė edhe ajo ka lexuar apo ka dėshirė tė lexojė, atėherė, menjėherė do tė mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi tė jesh fati i saj. Ndoshta pas njė bisede tė shkurtėr ajo mund tė arrijė edhe nė konstatim se ia ke shpėtuar jetėn, nėse tashmė ka filluar tė besojė se je fati i saj. Nė anėn tjetėr telefoni celular nė takim tė parė me ndonjė vajzė, pa e marrė parasysh se ēfarė raporte dėshironi tė krijoni me tė, do tė thotė se ose je person vėrtet i rėndėsishėm pėr rrethin ose shtiresh se je.

    Kė pėlqejnė femrat

    Natyrisht se gjithnjė nuk janė me tė drejtė kėto konstatime tė femrave, por ja qė ato, nga kėto gjėra fillojnė tė krijojnė bindje ashtu automatikisht. Kėto gjėra femrave u krijojnė njėfarė baze ku do ta themelojnė mendimin dhe bindjen e tyre. Nėse ke gazetė nė duar, ajo do tė konstatojė se je mirė i informuar dhe bashkėbisedues interesant. Nėse me vete ke marrė qenin, atėherė ajo do tė kuptojė se je tip vetmitar dhe se je shumė i pėrshtatshėm si baba i fėmijėve tė saj. Profesori i psikologjisė, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotė: "Pėr tė kuptuar se ēfarė ėshtė prodhimi, sot gjithkush shikon nė paketim. Nėse njėherė keni mbetur tė zhgėnjyer nga prodhimi, herėn tjetėr mė tepėr rėndėsi do t'i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmė ka mbledhur dhe pėrpunuar mjaft materiale, do tė fillojė tė studiojė faktin se ēfarė ėshtė interesante te njė mashkull pėr sytė e femrės.

      Ora ėshtė Fri Apr 19, 2024 6:21 pm