KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Hakeri dėshmon kundėr kolosit mediatik

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Hakeri dėshmon kundėr kolosit mediatik Empty Hakeri dėshmon kundėr kolosit mediatik

    Mesazh nga Sajmiri Tue May 27, 2008 10:18 pm

    KALIFORNI - Njė haker kompjuterash dėshmoi nė muajin prill se kolosi botėror mediatik, News Corp, me pronar manjatin e mediave Rupert Murdoch, e kishte punėsuar pėr tė krijuar njė softuer piratimi, por vetė ai mohoi ta kishte pėrdorur atė pėr tė depėrtuar sistemin e sigurisė tė njė televizioni satelitor rival. Christopher Tarnovsky, i cili tha se pagesa e tij e parė ishte 20 mijė dollarė kesh, tė fshehura nė disa pajisje elektronike qė dėrgoheshin me postė nga Kanadaja, dėshmoi nė njė proces gjyqėsor pėr spiunazh industrial, ku nė bankėn e tė akuzuarve ishte NDS Group, pronė e News Corp. Padia ėshtė ngritur nga DISH Network Corp dhe vendimi i gjykatės mund tė rezultojė njė dėmshpėrblim qindra milionė dollarė nė favor tė kėsaj tė fundit. Avokati i DISH Network e ka paraqitur Tarnovsky-n si njė nga dy hakerat mė tė mirė nė botė. Tarnovsky deklaroi para trupit gjykues sė ishte paguar rregullisht pėr 10 vjet rresht nga Harper Collins, dega e News Corp qė merret me botimet. Ai tha gjithashtu se njė nga projektet e tij tė parė ishte krijimi i njė programi piratimi pėr tė vėnė nė provė sigurinė e sistemit televiziv satelitor, por avokatėt e DISH Network pretendojnė se misioni i Tarnovsky-t ishte tė hynte nė rrjetin satelitor tė DISH pėr tė vjedhur kodin e sigurisė dhe pastaj tė mbushte tregun me karta “smart” tė piratuara, duke i shkaktuar kėtij grupi mediatik njė humbje prej 900 milionė dollarė nė tė ardhura dhe kosto riparimi. Gjyqi pritet tė pėrmbyllet gjatė muajit maj.

      Ora ėshtė Fri Apr 19, 2024 8:49 am