KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    LAç *Atentatori na priste mbi shina*

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    LAç *Atentatori na priste mbi shina* Empty LAç *Atentatori na priste mbi shina*

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jun 02, 2008 11:17 pm

    Vajza qe shoqeronte Aris Trokthin diten e ekzekutimit mafioz te tij mbi shinat e trenit ne Kurbin, ka zbardhur te gjithe skenen e krimit per grupin hetimor. Agjentet kane marre ne pyetje Lonarda Bitrin dhe nje nga te afermit e viktimes, i cili ka qene vetem pak metra larg ngjarjes dhe eshte perpjekur te fshihet kur ka degjuar te shtenat. Policia mendon se atentati ka qene i mireorganizuar dhe autori ka patur dijeni per levizjet me makine te 25 vjecarit. Pista hetimore mbetet ajo e ezekutimit per hakmarrje ose larje hesapesh. Deri dje nuk ka patur asnje te ndaluar, kurse policia beri te ditur se ka kryer 25 shoqerime personash dhe hetimet po vazhdojne me intesitet, per te mbledhur te dhena mbi atentatin e mengjesit te se shtunes. Mesohet se nuk ka ende asnje gjurme te autorit te krimit, pervec pershkrimit fizik te tij, me gjatesi 170 cm dhe i veshur me te zeza.

    Burime zyrtare bejne te ditur se deri tani jane marre dy deshmi kyce per vrasjen e 25-vjecarit Trokthi dhe e para ka qene Lonarda Bitri, vajza 20-vjecare me origjine nga Burreli dhe banuese ne Durres, e cila ndodhej nen shoqerine e viktimes momentet e ekzekutimit. Mesohet se Bitri ka treguar te gjithe itinerarin e ndjekur, deri ne momentin e te shtenave. "Sapo dolem nga banesa e nje te afermi te Arisit, kemi udhetuar vetem kater minuta. Kur iu afruam shinave te trenit, ora ishte nje pas mesnate, kemi gjetur nje person i cili ishte me skafander ne koke dhe me nje automatik ne dore", ka rrefyer vajza qe sipas agjenteve ishte krejtesisht e traumatizuar.

    Deshmitarja ka shpjeguar se dalja e atentatorit mbi shina ka qene e menjehershme. Hetuesit dyshojne se ai ka patur informacion te sakte mbi levizjen e dy te rinjve. "Sapo ne i jemi afruar ne nje distance vetem tre metra larg, ai ka qelluar me bresheri automatiku mbi makinen ku ne udhetonim. Ne keto momente Arisi ka ndaluar dhe ka zbritur prej andej duke u larguar me shpejtesi, por personi e ka ndjekur duke e qelluar edhe shtate here te tjera mbi te, derisa ka rene ne toke, duke e lene te vdekur ne vend", ka vazhduar rrefimin ne polici 20-vjecarja nga Durresi. E pyetur nese atentatori i ka folur apo ka hequr skafandren, ajo ka mohuar. Mua presonalisht nuk me ka folur fare dhe as me ka qelluar, por eshte larguar me motor me shpejtesi. Nderkohe qe jo shume larg vendngjarjes ka qene edhe kusheriri i Arisit, te cilit vajza tregon se i ka thirrur per ndihme. "Por edhe ai ne momentin qe ndiqej Arisi ka ikur me shpejtesi duke u fshehur per te mos rene prehe e plumbave. Ndersa ka ardhur me pas, kur ka mberritur edhe policia ne vendngjarje, kur dhe atentatori kishte ikur", ka pefunduar rrefimin e saj deshmitarja e policise. Nderkohe qe mesohet se dje i afermi i viktimes, emir nuk behet publik, eshte marre ne pyetje nga ana e policise. Ai eshte shprehur se nuk ka njohur njeri dhe se personi qe e ka qelluar ka qene i maskuar.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 3:38 pm