KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    SPANJA MUND ITALIN ME PENALLTI

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    SPANJA MUND ITALIN ME PENALLTI Empty SPANJA MUND ITALIN ME PENALLTI

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jun 23, 2008 8:09 pm

    Pas 88 vjetėsh, fati mė nė fund i ka buzėqeshur Spanjės, qė nuk shijonte kėnaqėsi ndaj italianėve prej vitit tė largėt 1920. Ēerekfinalja e fundit ka prishur tendencėn, qė shihte skuadrat pikėplota nė grupe, tė pafuqishme pėr tė vazhduar pėrpara. Iberikėt e drejtuar nga Aragones e kanė kapėrcyer kėtė “ngėrē” dhe tashmė nė gjysmėfinale do tė rigjejnė kundėrshtarin e mposhtur nė grup, Rusinė.
    Fillimi
    Aragones ka konfirmuar formacionin e tij fitimtar tė dy ndeshjeve tė para, ndėrsa tė rejat e Donadonit nė krahasim me ekipin anti-Francė kanė qenė Akuliani e Ambrozini pėr tė pezulluarit Pirlo e Gatuzo nė mesfushė. Emocionet e vetme tė pjesės sė parė kanė ardhur thjesht pėrmes lojės sė fortė, tė cilės i kanė dhėnė jetė dy skuadrat. Njė Spanjė shumė mė tepėr kėrkuese, qė ka dominuar dukshėm tė paktėn nė prodhimin e lojės dhe tė qarkullimit tė topit, por jo pėr gola. Italia ėshtė mjaftuar vetėm pėr t’u vendosur mirė prapa. Taktikė kjo, qė i ka detyruar spanjollėt qė tė pėrpiqen tė shohin portėn, vetėm me goditje nga jashtė zonės. Gjithsesi vetėm nė njė rast ka sjellė panik tė vėrtetė, kur David Silva ka lėshuar njė silurė ngjitur me shtyllėn e djathtė tė Bufonit, i cili tentativat e tjera i ka neutralizuar me mjeshtėri. Nė krahun e italianėve, veprimet e Kasanos nuk kanė qenė tė pėrputhshme me lojėn e Tonit, teksa thuajse nuk ėshtė dukur as Perrota, me detyrėn pėr t’i ndihmuar atje nė sulm. Tjetėr ritėm kanė prodhuar minutat pas intervalit, sidomos pėr meritė tė tė kaltėrve, tė cilėt janė dukur me njė marsh plus. Sidoqoftė, Toni ka vazhduar tė grindet me veten, ndėrkohė qė nuk ėshtė se ka marrė edhe ndonjė mbėshtetje tė madhe nga krahėt. Iberikėt kanė vazhduar tė ngulmojnė nė tė njėjtėn mėnyrė, ndonėse pa ia dalė mbanė tė mposhtin Bufon, i cili pėr pak sa nuk ka gabuar vetėm nė njė moment, kur nė ndihmė i erdhi edhe shtylla. Kėshtu, tė dy sulmet mė prodhimtarė tė Evropės gjatė sezonit tė fundit, tė paktėn pėr njė natė kanė mbetur thatė. Aq sa ka qenė e pashmangshme koha shtesė, ku pavarėsisht njė dominimi tė Spanjės me goditje kėrcėnuese nė portė, sėrish goli e ka patur tė vėshtirė tė vijė. Atėherė, ēdo gjė ėshtė pėrcaktuar nga 11 metrat, ku dy pritjet e Kasijas kanė rezultuar mė vendimtare se njė e Bufonit.



    Spanjė-Itali 0-0 (4-2 pas penalltive)

    Spanja (4-4-2): Kasijas, Kapdevija, Pujol, Marēena, Serxhio Ramos; Iniesta (59’ Kacorla), Sena, Ksavi (59’ Fabregas), D.Silva, Vija, Torres (80’ Guiza)
    Trajner: Luis Aragones
    Italia (4-3-1-2): Bufon; Groso, Kielini, Panuēi, Zambrota; De Rosi, Ambrozini, Akuilani (107’ Del Piero), Perrota (58’ Kamoranezi); Kasano (74’ Di Natale), Toni
    Trajner: Roberto Donadoni
    Gjyqtar: H. Fandel (Gjermani)
    Karton i verdhė: Iniesta, Vija, Kacorla/Ambrozini
    Penalltitė:
    Vija gol, Groso gol; Kacorla gol, De Rosi jo gol; Sena gol, Kamoranezi gol; Guiza jo gol, Di Natale jo gol; Fabregas gol.

      Ora ėshtė Fri Mar 29, 2024 7:38 am