KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PIRATET E KARTAVE TE KREDITIT

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    PIRATET E KARTAVE TE KREDITIT Empty PIRATET E KARTAVE TE KREDITIT

    Mesazh nga Sajmiri Sun Jul 06, 2008 6:06 pm

    Ata kanė bashkėpunuar me “Hacker” profesionistė nėpėrmjet chat-it dhe sipas mėsimeve qė u kanė dhėnė ata u kanė shtuar tė gjitha tė dhėnat personale kartave tė kreditit qė kishin falsifikuar. Nėpėrmjet bisedave tė gjata nė internet, tė rinjtė kanė mėsuar se si tė futen nė adresat e bankave dhe nga aty tė vidhnin tė gjitha llogaritė qė u nevojiteshin, duke pėrvetėsuar tė dhėnat personale.
    Si funksiononte organizata
    Studenti i Juridikut nė universitetin “Kristal”, 19-vjeēari Endrit Gjergjani, me pseudonimin Laro, ka qenė kreu i organizatės, i cili ka prodhuar kartat e kreditit, Visa dhe Mastercard me anė tė njė makinerie mjaft tė sofistikuar. Ai ka blerė nga hakersa kompjuterikė tė dhėnat personale tė qindra personave qė kishin tė depozituara para nėpėr banka, tė cilat i janė nevojitur pėr plotėsimin e kartave tė kredit. Nga verifikimet e deritanishme janė verifikuar tė paktėn 400 vjedhje tė tilla, nga tė cilat 272 nė Tiranė dhe 128 nė Durrės, Fier, Vlorė, Kavajė, etj, shumica e tė cilave kanė qenė para tė depozituara nė banka nga rezidentė nė Evropė dhe Kanada. Vjedhjet janė kryer nė bankat “Raiffeisen Bank”, “ProCredit”, “Tirana Bank” dhe “Banka Kombėtare Tregtare”.
    Kallėzimi
    Denoncimi i parė pėr vjedhjen e bankomateve ėshtė bėrė nga “Banka Amerikane” mė 30 nėntor tė vitit 2007, datė prej tė cilės ka nisur edhe hetimi nga Task-Force dhe Antikrimi Ekonomik i Tiranės. “Banka Amerikane” ka kallėzuar nė polici se nė disa bankomate tė kėsaj banke, ėshtė konstatuar bllokimi automatik i kartave plastike, tė cilat kanė tentuar tėrheqjen e parave tė disa llogarive tė depozituara nė emėr tė personave tė ndryshėm, kryesisht shtetas tė huaj. Grupi i ngritur pėr zbulimin e kėtij grupi kriminal, i cili ėshtė i pari nė llojin e tij nė Shqipėri, ka punuar plot 8 muaj, deri nė realizimin e operacionit “Matrix 4”, qė solli edhe arrestimin e 17 personave. Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se pjesa mė e madhe e parave qė janė vjedhur nga kėta persona ėshtė shpenzuar pėr blerje bizhuterish, makinash luksoze dhe aksesorė tė ndryshėm, nė qendra biznesi nė Shqipėri, Maqedoni, Mali tė Zi e Kosovė. Tetė prej anėtarėve tė organizatės kriminale ishin studentė dhe vetėm 3 prej tyre ishin me 8-vjeēare, pjesa tjetėr ishin tė gjithė me arsim tė lartė.

    Bisedat telefonike qė vunė nė pranga 17 persona
    Kanė qenė pėrgjimet telefonike ato i kanė dhėnė fund vjedhjeve tė bankomateve, duke ēuar nė qeli 17 tė rinj. Prova mė e fortė dhe mė bindėse ka kryeqėzuar “Hacker”-at shqiptarė, duke i dhėnė fund “ėndrrave” tė tyre tė pasurimit me pasurinė e biznesmenėve, tė cilėve u kanė boshatisur llogaritė bankare. Dy biseda telefonike tė kreut tė organizatės, Endrit Gjergjanit, kanė qenė fatale pėr tė dhe 16 personat e tjerė. Sipas burimeve nga policia, nė bisedėn e parė ai flet me tė dashurėn qė i kthehet nga Vlora, e cila nė telefon i thotė qė nuk i kishin mbetur mė para nė xhep. Ndėrsa 19-vjeēari i thotė qė tė mos e vrasė shumė mendjen se sapo tė ndalonte nė ndonjė bankomat do tė tėrhiqte para sa tė donte. Ky ishte njė fakt mė se bindės pėr ekspertėt e grupit hetimor. Ndėrkohė biseda tjetėr e vulos edhe mė shumė implikimin e tij dhe personave tė tjerė nė vjedhjen e bankomateve. Njė bisedė nė celular qė flet pėr blerjen e njė lap-topi. Djemtė ndodheshin tek ETC-ja dhe shikojnė njė lap-top qė kushtonte 1500 euro, por nė ato momente kartat ishin tė boshatisura. Iu duhej njė ndėrhyrje nė ndonjė llogari bankare pėr ta rimbushur sėrish. Blerja sigurisht qė do tė kryhej edhe pse jo tek ETC-ja. Pasi mbushet karta, ata arrijnė tė blejnė njė lap-top edhe mė tė shtrenjtė, nė njė dyqan tjetėr. Kėto kanė qenė dy nga bisedat telefonike tė pėrgjuara nga policia dhe prokuroria qė mė pas kanė sjellė arrestimet.

    Historia e bankomatit, makinės qė tė jep para

    Makina automatike treguese (MAT) ėsh tė njė aparat elektronik i cili lehtėson klientėt e bankės qė tė marrin para nga depozita e tyre pa pasur nevojė pėr ndihmėn e njė njeriu. Shumė nga kėto makina u japin mundėsi njerėzve tė depozitojnė para ose ēeqe, tė transferojnė para nga llogaria e tyre. Bankomati i parė nė botė u prodhua nga njė shoqėri angleze “De la Rue” dhe u instalua nė Enfield Tawn mė 27 korrik 1967. Ideja pėr pėrdorimin e numrit personal (PIN-it) u hodh nga inxhinieri anglez Xhejms Goodfellow, mė 1985. Mė pas u pėrhap nė shtetet e tjera tė zhvilluara. Nė Shqipėri bankomati u fut pėr herė tė parė nga Banka Amerikane, nė vitin 2001.
    Historia dhe pėrdorimi
    Shumė bankomate janė tė lidhur me sistemin e brendshėm tė bankės, e tillė qė klientėt e bankės tė kenė mundėsi qė tė tėrheqin para nga depozita e tyre nėpėrmjet kėsaj makine. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė mira pėr personat qė udhėtojnė. Ata kanė mundėsi qė tė tėrheqin para nė njė bankomat nė njė vend tė huaj, ku ka degė tė bankės qė ai ka depozituar para. Por a duhet tė ketė njė tarifė apo a duhet tė mbajė njė tarifė tė caktuar banka pėr klientėt qė tėrheqin para nga bankomati. Shumė banka nė Amerikė mbajnė njė tarifė tė caktuar kur pėrdoret bankomati. Por gjithashtu kėto makina elektronike treguese nuk janė vetėm nė afėrsi tė bankave, por edhe nė dyqane tė ndryshme apo edhe restorante.
    Siguria
    Kohė mė parė siguria e makinave treguese (bankomatėve) u fokusua pėr t’i bėrė ato tė paprekshme nga sulmet fizike apo thyerjet me mjete tė forta. Madje ato u bėnė me tė sigurta duke mos u bėrė makina automatike pėr nxjerrjen e monedhave. Nė fillim u numėruan disa raste vjedhjesh tė bankomatėve, duke pėrdorur mjete tė forta pėr t’i thyer ato. Ndėrsa siguria e bankomatėve modernė, vėmendjen e ka pėrqendruar qė tė mos pranojė tėrheqjen e parave brenda makinės. Njė tendencė tjetėr pėr sigurinė e bankomateve janė levat e sigurisė, si dhe lejimi i parave nga bankomati jo nė shuma tė mėdha. Gjithashtu ka shumė “tėrheqje fantazmė” nga bankomatet, nga tė cilat bankat shpeshherė deklarojnė se ėshtė njė mashtrim nga klientėt. Disa ekspertė ia faturojnė kėtė tėrheqje fantazim aktiviteteve kriminale apo edhe mashtruesve. Ross Anderson, drejtuesi i njė kėrkimi, u pėrfshi nė njė investigim pėr disa nga rastet e tėrheqjeve fantazmė nė banka, dhe ai nxori pėrgjegjės pėr kėtė shėrbim sigurinė e bankave. Gjithashtu ka njė numėr tė madh mashtrimesh nga persona qė merren me aktivitete kriminale. Ata stimulojnė bankomatet pėr nxjerrjen e parave ose karta lexuese tė makinės automatike treguese. Mashtruesit vėnė nė pėrdorim edhe pinin e kartave tė klientėve tė bankės duke tėrhequr paratė e depozituara nga ata.
    Emrat e bankomatėve
    Nė vende tė ndryshėm kanė emra tė ndryshėm. Makinė automatike treguese, kėshtu pėrdoret nga bankat kanadeze. Bankomat, shqiptohet veēanėrisht nė vendet evropiane. Njė emėr tjetėr qė pėrdoret pėr makinat qė “japin” para ėshtė kuti banke apo makinė paraje. Ndėrsa nė Britaninė e Madhe shqiptohet pikė paraje. Nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės dhe veēanėrisht nė New Jersy, mban emrin si qendėr hyrėse pėr paratė. Nė Holandė bankomati shqiptohet pin atomat apo nė Zelandėn e Re, makinė parash, nė Norvegji quhet si njė mini bank, ndėrsa nė Spanjė si njė tele bankė.

    Programi kompjuterik qė ka mundėsuar vjedhjen

    Nė botėn e kompjuterėve, tė paktėn atėherė kur bėhet fjalė pėr ndonjė ndėrhyrje nė internet, pirateria e internetit quhet “Hackers”. Kėta persona arrijnė tė hyjnė nė adresėn e ndonjė banke ēfarėdo me anė tė njė programi qė quhet “Black Hiden”. Mjafton qė tė futen nė kėtė program dhe nuk e kanė fare tė vėshtirė qė tė gjejnė IP-inė e llogarive ose emrave tė regjistruar nė bankėn nė tė cilin kanė klikuar. Ėshtė njė program qė jo gjithkush mund tė futet dhe mund ta dijė nėse vėrtetė ekziston, vetėm “Hackers”-at dinė gjithēka rreth tij dhe arrijnė tė futen ne ēdo sekret qė ajo mban. Nė kėtė mėnyrė piratėt e kompjuterėve kanė akses nė ēdo llogari bankare tė regjistruar nė bankė dhe mund tė tėrheqin para, por edhe nė rastin konkret tė pronotojnė bileta avioni. Dyshimet e para pėr kėtė ndėrhyrje e kanė vėnė re vetė personat, tė cilėt kanė parė qė iu mungonin paratė nė llogarinė bankare. Mė pas ėshtė interesuar nė bankė se ku janė pėrdorur kėto para, dhe mė pas banka i ka treguar se ėshtė blerė biletė avioni nė kompaninė pėrkatėse.

      Ora ėshtė Thu Mar 28, 2024 7:12 pm