KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Durrėsi dhe Bylisi nė UNESCO pas Beratit?!

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Durrėsi dhe Bylisi nė UNESCO pas Beratit?! Empty Durrėsi dhe Bylisi nė UNESCO pas Beratit?!

    Mesazh nga Sajmiri Sun Jul 13, 2008 4:46 pm

    Pas futjes sė Beratit nė njė dosje, nė seri me Gjirokastrėn, nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s, ka ardhur dhe deklarata mė e fundit e ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, sipas tė cilit tashmė radhėn e ka amfiteatri i Durrėsit dhe qyteti antik i Bylisit. Nė fakt, nuk dihet nėse ėshtė njė lojė dhe fryrje publicitare e oportuniste e ministrit tė Kulturės, apo thjesht njė naivitet nė entuziazmin e sipėrm tė ēastit. Nėse gjithēka shikohet me ftohtėsi, njė hap i tillė duket tepėr i vėshtirė duke pasur parasysh edhe peripecitė shumėvjeēare tė dosjeve tė mėparshme tė “qytetit tė gurtė” dhe tė “qytetit tė 1001 dritareve”, tė cilėt nuk u pranuan as si dy raste tė veēanta, por u futėn nė seri brenda njė dosjeje, pra sikur tė dyja qytetet tė ishin pak a shumė e njėjta gjė, tė njėjtat vlera, e njėjta kulturė e trashėgimi, ndėrkohė qė Berati dhe Gjirokastra janė dy qytete me veēori, tradita e kulturė krejt tė ndryshme dhe meritonin tė ishin veēmas nė kėtė listė. Gjithsesi, nėse nė kėtė rast u luajt me atė thėnien, “Kur nuk kemi pulėn, do tė hamė sorrėn...”, nuk e dijmė ende se me ēfarė ka ndėrmend tė luajė ministri Pango pėr rastet e Durrėsit dhe Bylisit. Durrėsi dhe Bylisi ende nuk kanė dosje dhe nuk dihet sesi mendohet qė tė dyja tė futen nė UNESCO. Ndoshta kjo deklaratė mbetet nė kuadrin e dėshirės sė mirė tė ministrit, a ndoshta njė ėndėrr e tij pėr tė ardhmen, por qė njė gjė e tillė tė ndodhė do tė dojė shumė kohė, punė serioze, e pėrfshirjen e njė rrjeti tė gjerė mekanizmash, specialistėsh e institucionesh pėr tė hartuar, reklamuar dhe mbėshtetur dosjet e reja pėr nė UNESCO, pa harruar kėtu, krijimin e domosdoshėm tė lobingjeve pro-shqiptare pėr Durrėsin dhe Bylisin. Hapi i parė i deklaruar nga ministri Pango, dhėnia e 5 milionė eurove pėr restaurimin e amfiteatrit tė Durrėsit dhe shndėrrimin e tij nė njė qendėr tė madhe pėr turizmin kulturor ėshtė njė hap i mirė, qė na bėn optimistė, por ministri duhet tė mbahet larg deklaratave bombastike, pėr mė tepėr, kur ende asnjė gjė nuk ėshtė vėnė siē thotė populli “nė vijė”. Tė gjithė besoj, jemi tė lodhur me premtime e deklarata pafund tė tipit: “Do ta fusim Shqipėrinė nė Europė”, e tashmė “Do ta fusim Shqipėrinė nė UNESCO”. Mbetet vetėm tė shtojmė kėtu, se falė mbėshtetjes tė madhe tė qeverisė, skuadra jonė kombėtare e futbollit do tė fitojė Botėrorin e ardhshėm. Para se tė flitet pėr hapa tė tilla, siē ėshtė mė konkretisht rasti i Durrėsit dhe Bylisit, (natyrisht, qė tė gjithė dėshirojmė tė kemi sa mė shumė qytete shqiptare nė UNESCO) duhet mė parė tė pėrgatitet strategjia nė pėrputhje me kushtet specifike dhe natyrėn e trashėgimisė kulturore dhe tė hartohen dosjet pėrkatėse, duke mbrojtur nė anėn tjetėr zonat muzeale dhe parqet nga ndėrtimet pa leje dhe nga shkatėrrimi me ose (pa) qėllim i monumenteve tė kulturės. Tė paktėn kur tė jenė bėrė tė gjitha kėto, edhe nėse deklarohet nga ministri dhe pėr njė ēast tė gjithė guxojmė tė ėndėrrojmė pėr futjen e qyteteve tona tė dashura e me vlera tė padiskutueshme nė UNESCO, dhe, fatkeqėsisht nuk arrihet njė gjė e tillė, atėherė askush nuk do tė ndihet i zhgėnjyer, apo mė keq, i gėnjyer, pasi kemi bėrė me seriozitet dhe pėrpjekje maksimale gjithė sa kemi pasur mundėsi.

      Ora ėshtė Thu Mar 28, 2024 5:24 pm