KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    100 KAMPIONATET ME TE FORTE NE BOTE NE FUTBOLL

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    100 KAMPIONATET ME TE FORTE NE  BOTE NE FUTBOLL Empty 100 KAMPIONATET ME TE FORTE NE BOTE NE FUTBOLL

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jul 21, 2008 8:03 pm

    Kampionati shqiptar i futbollit vazhdon tė ketė rritje pėr sa i pėrket konkurrencės dhe luftės sportive pėr titull. Nė renditjen botėrore tė ligave mė kompetitive dhe tė forta nė botė, Superliga shqiptare renditet nė vendin e 53-tė, duke fituar 8 pozicione nga renditja e mėparshme. Pėr vitin 2007 kampionati ynė pozicionohej nė vendin e 61-tė ndėr 100 ligat mė tė mira nė botė. Teksa vendin e parė e ka marrė kampionati argjentinas, i cili ka mbizotėruar ndaj elitarėve tė Evropės.
    Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Federata Internacionale e Futbollit, Histori dhe Statistika. Kjo e fundit ka pėrzgjedhur 100 kampionatet mė tė rėndėsishme nė botė dhe duke u bazuar nė njė sėrė kriteresh ka bėrė edhe klasifikimin e pėrgjithshėm. Kriteri kryesor ėshtė lufta pėr titull e skuadrave. Kompetiviteti nė kampionatin shqiptar mes Dinamos dhe Partizanit deri nė javėn e fundit tė kampionatit ka bėrė qė Superliga tė njohė njė ngritje nė kėtė renditje. Nė tė njėjtėn linjė kompetiviteti me Boka Xhuniors, River Plate, Indipiendete nė Argjentinė, ka ngritur nė piedestal kėtė kampionat, i cili pas shumė vitesh arrin tė marrė vendin e parė nė botė. Nga ana tjetėr, supermacia e padiskutueshme e disa skuadrave nė kampionate si ai kroat, ku Dinamo e Zagrebit doli kampion gjashtė javė para fundit, ose ai austriak, ku Salzburgu doli kampion pesė javė para fundit, ose edhe nė kampionatet elitare, ku kampionėt u njohėn pothuajse disa javė para fundit, kanė lėnė nė vendet e fundit liga si ajo kroate dhe austriake ose kanė bėrė tė humbasin pozicione nė renditje si Bundesliga, Primera Division, etj. Pra, nuk ėshtė se skuadrat shqiptare janė mė tė forta se ato kroate dhe austriake, por se nė kėto kampionate skuadra kampione dihet qė nė javėt e para tė kampionatit dhe mungon kompetiviteti. Superliga shqiptare nė kėtė klasifikim ka arritur tė marrė 151 pikė, duke lėnė pas superligėn gjeorgjiane, kineze, bullgare, serbe, daneze, hungareze, polake, irlandeze, sllovene, suedeze, norvegjeze, etj. Ndėrkohė qė pėr vitin 2007 Superliga shqiptare pati marrė 137 pikė. Kriter tjetėr ėshtė edhe tek numri i futbollistėve nga kėto kampionate qė luajnė me skuadra kombėtare. Kėshtu, vetėm nė kombėtaren shqiptare gjatė kėtij viti ish-trajneri Oto Bariē dhe tekniku aktual, Arie Haan, kanė grumbulluar shpeshherė mė shumė se dhjetė futbollistė nga kampionati shqiptar. Ndėrkohė qė edhe disa prej tė huajve (sidomos futbollistėt afrikanė) kanė qenė pėrzgjedhur nga pėrfaqėsueset pėrkatėse, ndonėse kėta tė fundit numėrohen me gishta (Abraham, Abanda, Sasha Delain etj). Pėr t'u theksuar nė kėtė renditje ėshtė mbizotėrimi i futbollit latin. Kėshtu nė dhjetėshen e parė kemi katėr liga nga Amerikat (Argjentina, Brazili, Meksika dhe Kili).

    Top-100

    NR. Shteti Pikė

    1. Argjentina 643,0
    2. Anglia 562,0
    3. Brazili 555,0
    4. Italia 505,0
    5. Spanja 505,0
    6. Gjermania 446,0
    7. Meksikė 431,5
    8. Franca 391,0
    9. Kili 359,0
    10. Portugalia 321,0
    11. Peru 312,5
    12. Skocia 298,0
    13. Kolumbia 296,5
    14. Holanda 295,5
    15. Greqia 294,5
    16. Turqia 294,5
    17. Belgjika 287,0
    18. Ekuadori 278,0
    19. Kameruni 267,5
    20. Paraguai 260,5
    21. Uruguai 250,5
    22. Nigeria 242,0
    23. Afrika Jugut 230,0
    24. Tunizia 213,5
    25. Egjipti 210,5
    26. Uzbekistani 210,5
    27. Libani 210,0
    28. Libia 206,0
    29. Jemeni 205,0
    30. Malajzia 203,0
    31. Bahrejn 199,5
    32. Maroku 198,0
    33. Ēekia 198,0
    34. Rusia 196,0
    35. Rumania 194,0
    36. Irani 192,0
    37. Singapori 184,5
    38. Japonia 184,0
    39. Bolivia 181,0
    40. Gana 180,0
    41. Ar. Saudite 178,0
    42. Siria 177,0
    43. Venezuela 176,0
    44. Izraeli 174,0
    45. Algjeria 172,0
    46. Katari 171,5
    47. Emiratet Arabe 167,0
    48. Br. Fildishtė 164,5
    49. Ukraina 163,5
    50. Irlanda Veriut 163,0
    51. Vietnami 161,5
    52. Estonia 161,0
    53. Shqipėria 151,0
    54. Gjeorgjia 149,0
    55. Angola 146,5
    56. Kuvajti 144,5
    57. Kina 138,5
    58. Kosta Rika 138,0
    59. Zimbabve 136,5
    60. Bullgaria 136,0
    61. Iraku 134,0
    62. Serbia 134,0
    63. Danimarka 132,0
    64. Guatemala 132,0
    65. Hungaria 130,0
    66. Tailanda 129,5
    67. Omani 129,0
    68. Polonia 129,0
    69. Zvicra 126,0
    70. Koreja e Jugut 125,5
    71. Nikaragua 123,0
    72. Hong Kong 122,0
    73. Zambia 121,5
    74. Salvadori 121,0
    75. Jordania 121,0
    76. Sudani 119,0
    77. Honduras 118,0
    78. Irlanda 116,0
    79. Kroacia 116,0
    80. Armenia 115,5
    81. Zelanda e Re 115,0
    82. Sllovakia 115,0
    83. SHBA 114,0
    84. Sllovenia 113,0
    85. Moldavia 112,0
    86. Australia 111,0
    87. Bjellorusia 109,0
    88. Maqedonia 109,0
    89. India 104,0
    90. Suedia 104,0
    91. Xhamajka 100,0
    92. Lituania 99,0
    93. Letonia 89,0
    94. Panama 86,0
    95. Qipro 85,5
    96. Finlanda 85,0
    97. Austria 75,0
    98. Norvegjia 74,0
    99. Kazakistani 67,5
    100. Azerbajxhan 65,5

      Ora ėshtė Fri Apr 19, 2024 5:21 pm