KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Juli Deda: Ju rrėfej arsyen e vėrtetė pse na pushuan nga puna

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Juli Deda: Ju rrėfej arsyen e vėrtetė pse na pushuan nga puna Empty Juli Deda: Ju rrėfej arsyen e vėrtetė pse na pushuan nga puna

    Mesazh nga Sajmiri Wed Aug 06, 2008 4:57 pm

    Ėshtė folur shumė kėto kohė pėr largimin e grupit “The SHBLSH” nga spektakli i humorit “Por tokalli” dhe tashmė lajmi ėshtė pėrfundimisht i vėrtetė, nuk do tė jenė mė nė sezonin e ri qė nis nė shtator. Deri dje, asnjė nga djemtė nuk ka preferuar tė tregojė arsyet e vėrteta tė largimit, duke zgjedhur si mėnyrėn mė tė mirė, moskomunikimin me median edhe pse kjo e fundit i ka lakuar shumė ditėve tė fundit. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Bluetooth”, Juli Deda tregon motivin e vėrtetė tė heqjes nga puna, tė pėrjashtimit automatikisht prej saj. Gjithēka ndodhi nė mbledhjen e fundit tė sezonit, mes trupės sė aktorėve dhe regjisorit tė “Portokalli” i cili i kontaktuar nga Bluetooth nuk ka dashur tė japė asnjė koment rreth situatės. Cili ishte konflikti mes tij dhe “The SHBLSH”? Ndiqni rrėfimin e njėrit prej pjesėtarėve tė grupit.
    The SHBLSH nuk do tė jenė mė pjesė e “Portokalli”? Pse u larguat?
    Nė fakt nuk u larguam, por na kanė larguar. Besoj se nuk do na kishte shkuar ndonjėherė nė mendje tė iknim, kjo pėr shumė arsye. Njė prej arsyeve ėshtė qė televizioni Top Channel pėr mua mbetet shumė i mirė, njė televizion qė tė krijon mundėsi. Arsyeja tjetėr ėshtė se ne e dėshironim atė punė dhe ē’ėshtė mė kryesorja, mbetet publiku. Jemi pėrpjekur me sinqeritetin mė tė madh pėr tė dhėnė atė qė ai do, pėr ta kėnaqur atė. Por nė fakt gjėrat kanė ndryshuar kohėt e fundit nė “Portokalli”. Varieteja nuk ėshtė mė e para. Po ndodhin ndryshime fatale ose mė mirė tė themi, po del nė pah njė mentalitet i gabuar. Unė dhe Genti jemi ‘martirėt’ e parė, jemi tregues se si ti mund tė pėrjashtohesh nga puna duke punuar shumė. Kėtu ndodh tė merret njė masė ndėshkuese kur flet lirshėm dhe thua atė qė mendon pa rezerva.
    Mund tė na e tregoni arsyen e vėrtetė?
    Ka qenė njė mosmarrėveshje mes meje, Gentit dhe regjisorit tė “Portokallisė”, shokut regjisor i cili pavarėsisht se punon nė vitin 2008, mendja i ka mbetur nė vitin 1973. Ėshtė e ēuditshme se si kėto ndjenja tė tij superkomuniste zgjohen kėto muajt e fundit. Pse ka mbetur i fshehur dhe ėshtė zgjuar pikėrisht kėto dy muajt e fundit? Gjithēka ndodhi nė numrin e fundit tė “Portokallisė”, njė numėr qė pėr hir tė sė vėrtetės ishte shumė i mirė dhe njerėzit e pėlqyen mjaft. Regjisori nuk donte qė ky numėr tė dilte, duke e cilėsuar atė njė numėr tė dobėt qė nuk bėnte pėr tė qeshur. Nė fakt ishte e kundėrta, ai doli shumė mirė dhe njerėzit u kėnaqėn me tė. Pati impakt shumė tė mirė. Unė dhe Genti e mbrojtėm me fanatizėm nisur dhe nga eksperienca katėrvjeēare qė numri ynė tė dilte, ishte pikėrisht numri me ushtarėt ku interpretonin dhe Gjini me Avdiun. Fakti qė e bėmė kėtė, pra qė kundėrshtuam regjisorin, u hoqėm nga puna. Me keqardhje them qė regjisori nuk do qė ta kundėrshtojė njeri. Na hoqėn nga puna pėr njė budallallėk. Tė pushohet aktori nga puna se mbron punėn e tij. Nuk e di se nė cilin vend perėndimor dhe demokratik ndodh kjo. S’ka asnjė ndryshim nga viti 1973.
    Me konkretisht, si u mor ndaj jush masa ndėshkuese?
    Sapo ne kundėrshtuam pėr numrin e fundit tė sezonit qė sapo lamė pas tė “Portokallisė”, regjisori u shpreh: “Kėta aktorė nuk janė mė tė nevojshėm nė “Portokalli”, le tė ikin qė tani! Mė falni, por kėshtu mund tė flasė vetėm njė ish-kryetar kooperative, jo njė artist. Nė ato momente, ne dolėm menjėherė nga zyra dhe u larguam.
    Mė pas nuk u negociua mė? Ky ishte njė vendim i prerė?
    Mė pas u vazhdua me njė sėrė mbledhjesh me drejtuesit e televizionit “Top Channel”, ku u pa nga tė dyja palėt dėshira e mirė pėr ta zgjidhur kėtė ngėrē, derisa gjithēka pėrfundoi nė njė mbledhje me vetė shokun regjisor dhe drejtorin e “Portokallisė”, nga tė cilėt nuk vinte asnjė lloj sinjali pėr zgjidhje, ndėrkohė qė unė dhe Genti kishim dėshirėn qė problemi tė merrte zgjidhje qė nė atė sekondė. Nė mbledhje na u tha shprehimisht kėshtu: “Vetėm nėse ju tė dy do tė kėrkoni falje nė sy tė trupės, atėherė mund tė nisin negociatat pėr t’u rikthyer. Theksoj: Kėshtu mund tė flasė vetėm njė ish-zyrtar i byrosė politike me njė kriminel qė thoshte: Buka ėshtė e keqe. Nuk mund tė flitet kėshtu me dy aktorė qė gėzojnė popullaritet dhe kanė punuar me pėrkushtim. Dhe ja ku u detyruam tė hiqnim dorė pėrfundimisht.
    Tė them tė drejtėn, neve nuk na kishte shkuar nė mendje tė iknim, sepse “Portokallia” ėshtė njė spektakėl, i cili siē i dhamė edhe na dha shumė spektakėl, qė ne e krijonim tė gjithė bashkė. Mos t’i gėnjejė mendja njeriu qė “Portokallinė” e kanė bėrė siē kanė dashur vetė regjisori, drejtuesi i emisionit apo skenaristi. Pėrkundrazi, ėshtė njė spektakėl i ndėrtuar nga 20 veta bashkė, njerėz qė kanė punuar me pėrkushtim, qė i kanė dalė vetė pėr zot punės duke filluar qė nga shkrimi i materialeve e deri tek interpretimi. Dhe kjo vjen se dy skenaristėt tanė tė nderuar nuk kanė dhėnė as 1% kontribut tė kėtyre materialeve nė katėr vite.
    Pse aktorėt e shkruanin vetė materialin?
    Aktorėt kanė qenė tė detyruar ta bėjnė njė gjė tė tillė, sepse e njihnin karakterin qė kishin, nė njėfarė mėnyre kishin jetuar me tė. Mund ta bėnin kėtė si askush tjetėr. Ju them me bindje tė plotė se Erandi e shkruante vetė materialin e tij, Gent Bejko po kėshtu, Flori, Ervina, Romiri, Marini, Ledio. Bashkė me ta kemi punuar gjatė gjithė javės pėr tė nxjerrė materialin pėrkatės e nė fund, pėr ta interpretuar me pėrkushtim dhe dinjitet. Atėherė mė thoni ju lutem: ēfarė kanė shkruar pra skenaristėt?
    Megjithatė mbetet pėr t’u thėnė se “Portokalli” ka ecur shumė mirė pikėrisht nga kjo. Aktorėt janė vetė nė terren, janė ata qė e njohin situatėn mirė. Aktorėt e “Portokallisė” janė aktorėt mė tė mirė nė Shqipėri sot pėr sot dhe prandaj dėshira jonė ishte tė punonim aty. Sinqerisht, ėshtė kėnaqėsi tė punosh me njė staf tė tillė kolegėsh. Ėshtė pikėrisht ajo energjia e pashterur qė kjo trupė ēonte tek publiku dhe shihte tek ky i fundit problemet qė “Portokallia” kishte brenda. Njė trupė tė tillė, ēdo regjisor nė Shqipėri do e kishte ėndėrruar. Nė fakt nė “Portokalli” po ngatėrrohen gjėrat. Regjisori bėn edhe punėn e rojės. Kostumografi bėn edhe punėn e regjisorit, skenaristi bėn punėn e drejtorit. Nėse kėto gjėra nuk zgjidhen, pra gjithsecili tė bėjė punėn e tij, atėherė ėshtė e kotė tė flitet. Ata duhet tė kuptojnė qė aktori ėshtė i paprekshėm, njėsia qendrore e atij spektakli. Kushdo mund tė ikė nga ajo punė, edhe regjisori, edhe artisti, por atė punė aktorėsh zor se e gjen.
    Si reagoi trupa e aktorėve pėr largimin tuaj?
    Gjithsecili reagoi nė mėnyrėn e tij. Nuk pritej ndonjė reagim i madh. Konflikti ishte mes nesh dhe regjisorit. Ishte njė konflikt personal le tė themi. Dikush reagoi e dikush jo, nuk ėshtė pėr t’u vėnė faj.
    Ē’do tė bėhet tani me ju? Cilat janė planet qė keni?
    The SHBLSH do tė vazhdojė tė ekzistojė. Genti, Ermali dhe Juli do tė jenė nė treg edhe jashtė “Portokallisė”. Marrėdhėniet mes njėri-tjetrit i kemi shumė tė mira, ndaj dhe do tė vazhdojmė fuqishėm. Nuk ėshtė “Portokallia” ajo qė na mban aktivė. Do i kėrkoja shumė ndjesė publikut pėr kėtė qė po ndodh. Ai qė na bėri kėta qė jemi sot, qė na deshi, na ndoqi, dhe kjo shoqėrohet me njė premtim nga ne: Juli dhe Genti do tė jenė pėrsėri nė ekran, me humor dhe pėrkushtim me sa fuqi tė kemi. Gjithashtu i uroj dhe “Portokallisė”, suksese nė sezonin e ri nė shtator dhe me sa mė pak probleme tė tilla.
    Pra po mendoni tė lėvizni diku tjetėr?
    Pėr hir tė sė vėrtetės, ofertat kanė filluar qė tani. Kemi pasur disa oferta pune dhe ku i dihet, ndoshta njerėzit nė njė tė ardhme do tė kenė njė spektakėl tė dytė humoristik. Ndoshta sepse kėshtu ėshtė mė mirė edhe pėr spektatorėt por edhe pėr vetė aktorėt. Ky ėshtė tregu. “Portokallia” nuk do tė jetė e vetme. Spektatorėt do tė jenė mė tė lirė pėr tė zgjedhur se ēfarė duan tė ndjekin dhe ēfarė iu shijon tė shohin. Kemi pasur disa takime dhe shumė tė tjera na presin. Mjafton qė ne tė vendosim. Ne jemi tė hapur pėr ēdo televizion, qoftė edhe pėr vetė Top Channel.

      Ora ėshtė Fri Apr 26, 2024 2:47 pm