KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    GREQIA AFAT EMIGRANTEVE DERI ME 25 TETOR

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    GREQIA AFAT EMIGRANTEVE DERI ME 25 TETOR Empty GREQIA AFAT EMIGRANTEVE DERI ME 25 TETOR

    Mesazh nga Sajmiri Mon Aug 18, 2008 6:49 pm

    Emigrantėt shqiptarė, tė cilėt pas pushimeve po kryejnė "eksodin nė krah tė kundėrt", do tė kenė mundėsi qė, deri mė 25 tetor, tė kapėrcejnė "kufij tė lirė". Pra, afati i fundit i kthimit tė tyre nė Greqi ėshtė zgjatur edhe me njė muaj.
    Njė lajm i tillė vjen nga Athina zyrtare, e pikėrisht nga Ministria e Brendshme e shtetit fqinj, Greqia. Nė njė vendim tė kreut tė kėsaj ministrie, Prokopis Pavlopulos, thuhet se akordohet edhe njė muaj kohė pėr kthimin e emigrantėve tė huaj nė shtetin helen. Nė njė qarkore tė nxjerrė mė parė specifikohej si datė e fundit e kthimit 15 shtatori. Por radhėt e gjata nė pikat doganore kanė bėrė qė tė shihet edhe njė herė qarkorja e parė, pėr t‘ia lėnė vendin njė mundėsie tė dytė.
    Ky vendim i Ministrisė sė Brendshme greke ėshtė i vlefshėm pėr tė gjithė ata emigrantė, tė cilėt janė tė pajisur me leje tė vlefshme qėndrimi nė shtetin grek. Ndėrkohė qė janė toleruar edhe ata persona, lejet e qėndrimit tė tė cilėve kanė skaduar, por ndėrkohė ata kanė paraqitur kėrkesat pėr ripėrtėritjet e tyre.
    Qarkorja me datėn e rinovuar ėshtė shpėrndarė nė tė gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinė si nė ato tokėsore, detare dhe ajrore. Ndėrkohė qė fluksi mė i madh i emigrantėve vihet re nė pikat doganore tokėsore, ku njė numėr shumė i madh emigrantėsh, pasi kanė pushuar pranė familjeve tė tyre nė atdhe, po i kthehen sėrish punėve dhe jetės sė pėrditshme qė kanė mundur tė krijojnė nė shtetit fqinj. Radhėt e gjata tė njerėzve dhe automjeteve nė pikat doganore me Greqinė janė tashmė njė fenomen i zakonshėm sidomos gjatė periudhės sė pushimeve tė verės dhe atyre tė festave tė fundvitit, kohė kur emigrantėt shqiptarė pėrfitojnė edhe nga lehtėsirat qė ofrohen nga shteti grek. Ata mund tė lėvizin nga njėri vend nė tjetrin pa pasur nevojėn e pajisjes me njė vizė, por duke pėrdorur vetėm lejet e qėndrimit. Lehtėsira tė ngjashme janė ofruar edhe nga shteti italian pėr emigrantėt shqiptarė qė jetojnė nė kėtė vend. Madje afati "italian" ėshtė shtyrė deri nė fund tė kėtij viti. Tė pėrfshirė nė kėtė skemė janė edhe ata qė kanė kėrkuar rinovimin e lejes sė qėndrimit, apo lėshimin pėr herė tė parė tė saj pėr punėsim, punė tė pavarur ose pėr bashkim familjar. Nė kėtė mėnyrė "tė paligjshmit", qė mbajnė njė leje qėndrimi tė skaduar, por me tė drejtė rinovimi, nuk do ta kenė aspak tė ndaluar lėvizjen pėr nė vendin e tyre, ose kthimin sėrish nė Itali. Por ata janė tė detyruar tė zbatojnė njė seri rregullash tė vendosura nga shteti fqinj. Ambasada italiane nė Tiranė i ka bėrė publike kėto procedura. Sipas tyre, mėsohet se "ky lehtėsim procedurash ėshtė i vlefshėm nga 1 gushti 2008 deri mė 31 janar 2009 dhe do tė aplikohet vetėm pėr qytetarėt e huaj, tė cilėt nė ardhje nga Italia apo tė drejtuar drejt Italisė zotėrojnė, nė momentin e tranzitit nė zonėn ‘Shengen‘, disa dokumente". Kėshtu njė emigrant shqiptar, qė ka aplikuar pėr ripėrtėritjen e dokumentit bazė, qė i mundėson qėndrimin nė Itali, nė momentin e kalimit tė kufirit duhet tė paraqesė pėrpara oficerit tė shėrbimit: kuponin e lėshuar nga Posta Italiane S.P.A., qė vėrteton paraqitjen e kėrkesės pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit, pasaportėn me njė afat tė vlefshėm pėrdorimi, si dhe lejen e skaduar tė qėndrimit. "Qytetarėt e huaj" ose emigrantėt shqiptarė nė pritje tė lėshimit pėr herė tė parė tė lejes sė qėndrimit pėr punėsim, pėr punė tė pavarur ose pėr bashkim familjar, mund tė kthehen nė Shqipėri, ose nė vendin ku banojnė dhe tė hyjnė sėrish nė territorin italian, pa qenė e nevojshme pėr njė vizė rihyrjeje.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Thu Mar 28, 2024 3:48 pm