KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    GJROKASTER SHEMBET PALLATI TRE PERSONA NEN RRENOJA

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    GJROKASTER SHEMBET PALLATI TRE PERSONA NEN RRENOJA Empty GJROKASTER SHEMBET PALLATI TRE PERSONA NEN RRENOJA

    Mesazh nga Sajmiri Mon Nov 10, 2008 12:04 am

    Ekipet e specializuara nuk kane arritur ende te nxjerrin nga rrenojat tre personat e mbetur aty pas shembjes se pallatit. Me kalimin e kohes edhe shpresat se mund te gjenden gjalle veniten, megjithate nga shenjat qe jep qeni ata mund te kene ende frymemarrje. Kujtojme qe nen rrenoja jane ende Valbona Dalani 35 vjeēe dhe e bija Anxhela Dalani 13 vjeēe. Gjithashtu edhe Parashqevi Zoto 68 vjeēe.
    Burime nga Gjirokastra bejne te ditur, se kerkimet vazhdojne me intesitet edhe me renien e nates. Vendi eshte ndriēuar nga projektore, gje qe lejon ekipin te vazhdoje kerkimet per tre trupat e bllokuar nen rrenoja qe prej ores 12 te dites se sotme.
    type="application/x-oleobject" width="320" height="290">




    showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1226265600.wmv">

    Nuk dihet asgjė pėr fatin e tre personave nėn rrenoja

    Ora 19:57

    Rama nė Gjirokastėr: ngjarje e paprecedentė

    Nė tragjedinė e ndodhur sot nė Vlorė nuk ka munguar edhe kreu i opozitės, Edi Rama. Ai e ka komentuar si tepėr tė rėndė situatėn atje, ndėrkohė qė ngjarjen e konsideroi si tė paprecedentė. Fillimisht Rama ka takuar specialistėt qė ndodhen tek rrėnojat e pallatit, me tė cilėt ka konsultuar situatėn. Rama tha se operacionet e shpėtimit duhen pėrgėzuar ndėrkohė qė pas normalizimit tė situatės ai tha se duhet tė dalin para pėrgjegjėsisė personat qė e kanė shkaktuar kėtė tragjedi.

    Ndėrkohė mėsohet se Kryeministri Berisha dhe tė gjithė qeveritarėt e tjerė qė kanė qenė sot nė Gjirokastėr, janė larguar me helikopter.


    Ora 19:23

    Vazhdojnė pėrpjekjet intensive pėr gjetjen e tre personave tė mbetur nėn rrėnojat e pallatit, tė shembur ditėn e sotme nė Gjirokastėr. Prefekti Spiro Ksera ka bėrė tė ditur se nė vendngjarje ndodhet njė ekip i specializuar, i ardhur nga Greqia dhe falė tyre ėshtė lokalizuar vendi ku mund tė ndodhen tė tre personat. “Procesi ėshtė i vėshtirė, por nga tė dhėnat e marra nga qeni i kufirit i ardhur nga Greqia, personat kanė frymėmarrje, kėshtu qė shpresojmė tė dalin tė gjallė”- tha Ksera

    Ora 19:00

    Jane lokalizuar personat e mbetur nen rrenoja. Prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera ka bere te ditur se eshte lokalizuar vendi ku ndodhen tre personat e mbetur nen rrenoja pas shembjes se pallatit 4 katesh. Ai tha se shpresojme qe specialistet ti nxjerrin ata te gjalle nga rrenojat, megjithese deri tani nuk eshte dukur asnje shenje jete.

    Shkon nė 12 numri i te shoqeruarve ne polici.

    Ka shkuar ne 12 numri i te shoqeruarve ne polici diten e sotme, te akuzuar si shkaktare te tragjedise se ndodhur ne Gjirokaster. Nga punimet qe beheshin per nje ndertese, jane demtuar themelet e pallatit tjeter qe ndodhej me siper, duke e kthyer situaten ne nje tragjedi. Si rezultat policia ka shoqeruar sot 12 persona ne polici, midis te cileve edhe projektuesit e firmės ‘Arti’ sh.p.k, Njazi Ēobani e Luan Bufi, te cilet u kapen ne Kakavie, duke tentuar per te kaluar kufirin.

    Ora 18:46

    Identifikohen emrat e personave te mbetur nen rrenoja

    Jane identifikuar emrat e personave qe ndodhen ende nen rrenojat e pallatit te Gjirokastres. Keshtu sipas deshmise se kreut te familjes Dalani, gruaja e tij, Valbona Dalani 35 vjeēe dhe e bija Anxhela Dalani 13 vjeēe ndodhen ende nen rrenoja. Nderkohe nen rrenoja ndodhet edhe Parashqevi Zoto 68 vjeēe. Kerkimet per nxjerrjen e tyre po vazhdojne me intesitet te plote, dhe specialistet jane shprehur se nese nuk gjenden kerkimet do te vazhdojne gjate gjithe nates me makineri te posacme qe kane ardhur edhe nga Janina.

    Ora 18:08

    Tė dėmtuarit e tragjedisė tė pakėnaqur nga ndihma e dhėnė

    Fatkeqėt e ngelur pa shtėpi ditėn e sotme pas shembjes sė pallatit tė tyre, janė shprehur tė pakėnaqur nga ndihma e dhėnė nga autoritetet bashkiake dhe qeveria. Kreu i familjes Braha, njėrės prej familjeve ėshtė shprehur nė telefon pėr News 24 se nuk kanė marrė asnjė ndihmė, dhe se familja e tij e cila i ka shpėtuar mrekullisht tragjedisė ėshtė akomoduar te tė afėrm tė tij. Ndėrkohė nė intervistat e dhėna kryeministri i vendit, Sali Berisha, prefekti i Gjirokastrės Spiro Ksera, dhe shef i emergjencave civile
    Alfred Olli, janė shprehur se nė ndihmė tė tė dėmtuarve janė bėrė gati hotele dhe vende tė posaēme pėr akomodim.

    Banoret nderkohe jane shprehur te indinjuar per kete qe ndodhi sot. Ne lidhjet e njepasnjeshme telefonike per News 24 ata thane se duhej te ishin marre masat per te parandaluar kete tragjedi. Gjithashtu banore te pallatit jane shprehur se ne kohen kur punohej per pallatin e ri poshte themeleve te tyre, degjoheshin dridhje te medha.

    Pallati sot eshte shembur njesoj si termet - shoqeruar me re tymi dhe panik te madh. Ky eshte pershkrimi qe kane bere personat e ndodhur sot ne vendngjarje ne kohen e shembjes.

    Ksera ka siguruar se kerkimet per 3 personat e mbetur nen rrenoja do te vazhdojne gjate gjithe nates.

    Zedhenesi i ministrise se brendshme Fatmir Konja tha se jane rreth 20 apartamente qe jane rrenuar nderkohe qe ne rrezik eshte edhe pjesa tjeter e pallatit.

    Ministria e Shėndetėsisė, Godo nė Gjirokastėr

    Mėsohet gjithashtu se vonė nė mbasdite nė Gjirokastėr ka mbėrritur edhe Minsitria e Shėndetėsisė, Anila Godo, e cila ka vizituar nė fillim tė plagosurėn Leonora Sinani, nė spitalin e Gjirokastrės. Mė vonė ajo ka shkuar nė vendngjarje dhe nė intervistėn e dhėnė pėr News 24 ėshtė shprehur se nė ndihmė tė tė plagosurve dhe familjarėve tė tyre do tė vijė njė ekip i specializuar mjekėsh dhe psikologėsh.


    Ora17:30

    Shoqerohen ne polici 9 persona

    Pas tragjedisė sė ndodhur sot nė Gjirokastėr, mėsohet se nė polici janė shoqėruar 9 persona, shtatė prej tė cilėve janė inxhinierė dhe projektues tė firmės qė ka ndėrtuar pallatin. Ndėrkohė njėri ėshtė punėtor skrapi dhe tjetri ish-punonjės hipoteke qė ka dhėnė leje pėr ndėrtimin e pallatit qė shkaktoi tragjedinė e sotme.
    Policia nuk konfirmon identitetin e tė arrestuarve.

    Ora 15:54

    Fillojnė kėrkimet pėr tre personat e mbetur nėn rrėnoja

    Kanė mbėrritur nė vendngjarje makineritė tė cilat do tė kėrkojnė nėn rrėnoja pėr tre personat qė mendohet tė kanė ngelur pas shembjes sė pallatit nė Gjirokastėr. Nė vendngjarje kanė mbėrritur gjithashtu specialistė nga Janina tė cilėt kanė me vete edhe njė qen kufiri, pėr tė lokalizuar sa mė shpejt vendndodhjen e njerėzve. Kėrkimet pėr tre personat kanė rifilluar pas njė ore pezullimi. Kjo, pasi, njė gabim i bėrė mund tė ēojė nė rrėzimin e pjesės tjetėr tė pallatit i cili ishte lėkundur pas ndėrhyrjes sė makinerive.
    Nėn rrėnoja ndodhet njė grua me vajzėn e saj 12 vjeēare. Faktin e ka konfirmuar vetė, babai i familjes. Ndėrkohė mendohet gjithashtu qė nėn rrėnoja tė jetė edhe trupi i njė gruaje 52-vjeēare.

    Drejtori i spitalit tė Gjirokastrės, Nikolla Zhulla, ka konfirmuar se nė spital ndodhet aktualisht vetėm njė grua 50 vjeēare, jashtė rrezikut pėr jetėn. Ndėrkohė janė trajtuar edhe katėr persona tė tjerė pėr plagosje tė lehta.


    Ora 15:33

    TIA: Shqipėria kaos ndėrtimesh pa kriter

    Transparency International Albania ka reaguar pas tragjedisė sė ndodhur nė Gjirokastėr. Sipas tyre nė Shqipėri ekziston njė kaos ndėrtimesh pa kriter dhe pasojat kanė filluar tė ndihen tani. “Kaosi i ndėrtimeve ka ardhur pas korrupsionit qė ka mbėrthyer pushtetarėt”- thotė nė deklaratėn e saj TIA.


    Ora: 14:30: Ndalohen shkaktarėt e tragjedisė. Njėri tentoi tė arratisej
    Ministria e Brendshme konfirmoi se deri nw orwn 14:00 ėshtė bėrė i mundur evakuimi i 15 banorėve, 4 prej tė cilėve janė hequr nga rrėnojat. Nė njė konferencė pėr shtyp posaqėrisht pėr kėtė ngjarje tė rėndė, zėdhėnėsi i kėsaj ministrie Fatmir Konja konfirmoi se nga hetimet paraprake mendohet qė ngjarja tė jetė shkaktuar si rezultat i punimeve qė po kryheshin nė afėrsi tė kėtij pallati banimi, nė lagjen “11 janari”, si pasojė e tė cilave ėshtė shkaktuar rrėshqitja e dheut nėn themelet e pallatit. Policia ka shoqėruar drejtuesit e punimeve tė firmės “Arti shpk”, tė cilėt po punonin pėr ndėrtimin pallatit. “Njėri prej tyre ėshtė ndaluar nė afėrsi tė pikės sė kalimit kufitar Kakavijė, nė tentativė pėr t’u larguar nga Shqipėria”- tha zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme, Konja.

    Spitali i Girokastrės: Rezerva gjaku dhe specialistė nga Tirana

    Ora 14:00 Spitali i Gjirokastrės ėshtė vėnė nė gadishmėri. Rreth orės 13: 40 drejtori i spitalit tė Gjirokastrės Nikolla Zhullai tha se nė spital janė paraqitur 4 persona dy gra dhe dy fėmijė. Vetė Ministria e Shėndetėsisė Anila Godo ndodhet nė vendngjarje pėr tė ndjekur situatėn nga afėr. Rezerva gjaku kanė mbėrritur nė spitalin e Gjirokastrės nga Tepelena dhe Pėrmeti, si dhe me ndihmėn e helikopterit kanė mbėrritur nė Gjirokastėr nga Tirana dhe personel i specializuar. Dhjetė ambulanca ndodhen nė vendngjarje.


    Ruli: Tre persona nėn rrėnoja, 20 janė evakuar

    Ora 14:00- Ministri i Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, deputet i Gjirokastrės ka mbėrritur me helikopter nga Tirana nė vendngjarje rreth orės 13. 45 minuta. Nė njė prononcim telefonik pėr tv NEĖS 24 Ruli konfirmoi se: “Tre persona mund tė jenė nėn rrėnoja , mes tyre njė grua me fėmijėn e saj. Aktualisht janė evakuar 20 persona, nga pjesa e pallatit tė shembur si dhe nga rrėnojat”. Deputeti i Gjirokastrės uy shpreh se nuk mendohet se pėrvec kėtyre 3 personave mund tė ketė banorė tė tjerė tė cilėt mund tė kenė ngelur nėn rrėnoja.
    Rreth orės 14:00 nė vendngjarje ka mbėrritur dhe kryeministri Berisha. Si dhe pranė pallatit tė shembur pėr tė ndjekur nga afėr operacionin e kėrkimit mbėrriti edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Ahmet Premci, zėvėndės ministri i Brendshėm Ferdinand Pone. Prekfeti i Gjirokastrės Spiro Ksera, Drejtori e Pėrgjithshėm i Emergjencave Alfred Olli sio dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė.

    Ekip shpėtimi nga Janina drejt Gjirokastrės, 10 persona evakuohen

    Ora 13: 30 Ora 13: 30 Njė ekip shpėtimi prej 7 personash ėshtė nisur nga Janina nė drejtim tė Gjirokastrės pėr t’iu bashkuar ekipit tė shpėtimit pėr t’i ardhur nė ndihmė personave qė ndodhen nėn rrėnoja. Zėdhėnėsi i policisė sė Gjirokastrės Genc Mullai konfirmoi se 10 persona janė evakuuar nga pjesa e pallatit e cila nuk ėshtė shembur. Nga shembja ėshtė bllokuar edhe hyrja e pallatit dhe ekipet e shpėtimit kanė bėrė tė mundur evakuimin e tyre nga dritarja. Nga tė evokuarit 2 persona janė lėnduar lehtė por jashtė rrezikut pėr jetėn.
    Zėdhėnėsi i policisė konfirmon se po kėrkohen persona qė mund tė ndodhen nėn rrėnoja.

    Policia pezullon operacionin e evakuimit

    Ora 13:00- Ekipet e shpėtimit kanė pezulluar pėr momentin operacionin e shpėtim kėrkimit nėn rrėnojat e pallatit, pasi rrezikohet tė shembet dhe pjesa e pallatit e cila ka mbetur nė kėmbė. Sipas dėshmive nga vendngjarja, nė kėtė pjesė tė pallatit ndihen lėkundje sapo fillohet tė lėvizin rrėnojat. Ekipet e shpėtimit thonė se dėgjojnė zėra njerėzish poshtė rrėnojave. Deri tani janė nxjerrė nga rrėnojat 11 persona, ndėrsa 9 persona rezultojnė tė humbur. Policia ka evakuuar banorėt pėrreth pallatit, ndėrkohė forca speciale nga Tirana janė nisur nė drejtim tė Gjirokastrės

    Shembet pallati, 5 banorė i mungojnė apelit

    Ora 12:12 - Njė pallat 5-katėsh i ndėrtuar pas viteve ’90 nė lagjen “11 janari” nė qytetin e Gjirokastrės ėshtė shembur sot rreth orės 11.45 minuta. Forca tė policisė sė Gjirokastrės, forcat zjarrifikėse dhe ambulancat ndodhen nė vendngjarje pėr tė dhėnė ndihmėn e shpejtė. Deri tani nga rrėnojat janė nxjerrė 10 banorė, mes tyre njė grua, njė fėmijė 5 vjecar, dhe babė e bir. Tė plagosurit janė dėrguar urgjentisht nė spitalin e Gjirokastrės ku po u jepet dhe ndihma e shpejtė.

    Sipas policisė nė pallat mendohet se banonin 20 familje dhe nėn rrėnojat e pallatit mund tė ketė edhe persona tė tjerė. Tė dhėnat e para tė policisė, tė cilat bazohen nė dėshmitė e banorėve tė pallatit tė rrėzuar, flasin pėr 5 persona qė i mungojnė apelit tė familjarėve dhe dyshohet se mund tė jenė nėn rrėnojat e pallatit. Mes “tė humburve” ėshtė dhe njė vajzė 8 vjecare, njė e moshuar, njė nėnė me fėmijėn e saj dhe njė cift bashkėshortėsh.

    Pallati ėshtė ndėrtuar sipėr njė kodre nė lagjen “11 janari“ tė qytetit tė gurtė dhe dyshohet se ndėrtimi i njė pallati nė pjesėn e poshtme tė kėsaj kodre mund tė ketė shkaktuar dhe rrėshkitjen e dheut. Banorėt dėshmuan pėr korrespondenten e NEW24 se edhe nė ditėt e kaluara nė pallat ishin ndjerė shumė lėkundje, ndėrsa punohej nė ndėrtesėn poshtė kodrės. Madje njė banor u shpreh se dje kishte vėnė re njė carje nė hyrje tė pallatit.

    Sipas korrespondentes sė NEWS 24, nė Gjirokastėr pallati ėshtė shembur pjesėrisht, dhe nė pjesėn e pashembur vėrehen krisje. Policia ka nisur operacionin e evakuimit tė banorėt qė ndodhen nė kėtė pjesė tė pallatit, tė cilėt janė nė panik dhe tė terrorizuar. Operacioni i forcave tė policisė dhe zjarrfikėseve ėshtė pėrqėndruar edhe nė kėrkimet e njerėzve qė ndodhen nėn rrėnoja.
    (BalkanWeb)

      Ora ėshtė Fri Apr 19, 2024 6:00 am