KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Serbia ofendon Shqiperine

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Serbia ofendon Shqiperine Empty Serbia ofendon Shqiperine

    Mesazh nga Sajmiri Wed May 28, 2008 10:11 pm

    Pritje skandaloze ndaj perfaqesueses shqiptare ne Festivalin Europian. Audienca e Arenes se Beogradit, ka hequr masken europianiste dhe ka vershuar ne nje “uuuuuu” te gjate duke bere shenja me gishtat e medhenj te dores poshte sic ndodhte ne Romen e lashte kur kerkohej vdekja e sklleverve ne Koloseum.

    Sapo eshte anuncuar kenga e 16 vjecarjes Olta Boka e cila perfaqeson Shqiperine ne Festivalin e Eurovizionit qe sivjet zhvillohet ne Serbi, turma ka ulur poshte flamujt e vendeve te ndryshme qe valeviste per dekor deri ne ato momente, ka fshire buzeqeshjet televizive te stampuara ne fytyre dhe ka nisur te zhurmoje dhe te hedhe parrulla anti-shqiptare. Turma perbehej nga te ashtuquajturit vullnetare te angazhuar nga Radiotelevizioni i Serbise per te krijuar dekorin civilizues dhe vellazeror te festivalit europian.

    E pyetur pas kesaj pritjeje te ulet nese Shqiperia vazhdon te kembengule per te mos e braktisur kete festival qe i rezervon nje pritje te kesaj natyre, kengetarja eshte pergjigjur ”do te japim maksimumin ne naten finale”. Drejtuesit e Eurovizionit si dhe ata te RTS televizionit publik te Serbise, dukeshin mjaft te turbulluar dhe nuk pranuan te japin asnje koment per kete situate vertet te pakendeshme te krijuar ne salle. Organizatoret e festivalit per muaj me radhe vazhdonin te siguronin pjesemarresit per nje imazh civilizues te Serbise e cila i kishte lene pas shpine kater luftera te shkaktuara ndaj fqinjeve te saj dhe qindra mijera viktima te pafajshme ne kahspahanen me te madhe te shkaktuar ne Europe qe nga koha e Gjermanise naziste.

    Si kompensim Serbia u shperblye me nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim Asociimit si dhe me titullin e vendit te pare ne Festivalin Europian te vitit te kaluar.

    Ajo qe mbeti pas jehones se pritjes armiqesore dhe agresive te arenes se beogradit ishte fakti se Olta Boka ka mundur gjithsesi te marre nje kualifikim qe nuk dihet nese organizatoret ia kane dhene si inkurajim per te mbuluar turpin e pritjes, apo si merite te kenges. Ne nje veshtrim analitik te kenges, performanca e Olta Bokės ishte pėr t’u vlerėsuar. Kėngėtarja “ka mundur tė kontrollojė nervat e saj, pėrkundėr herės sė parė qė u ngjit nė skenė, ku shfaqi shenja tė dukshme ankthi dhe lodhjeje”. Veshja e kėngėtares ishte frymėzuar nga motive popullore. Mė shumė se njė pelerinė (siē ėshtė pėrshkruar nė faqen e festivalit), ajo ngjan me njė xhubletė, tė dekoruar me motive bardhė e zi. Ndėrsa tre shoqėruesit e saj ishin veshur me tė bardha. Prezantimi tė kėngės i parapriu njė kartolinė, ku balerinėt kėrcenin nėn stemėn tradicionale tė shqiponjės dykrenare. Pėr Oltėn, fitorja e vendit tė parė nė edicionin e 46-tė tė Festivalit tė RTSH-sė ėshtė pa dyshim ngjarja mė e madhe nė “karrierėn” e saj tė shkurtėr muzikore, gjė qė i siguroi edhe biletėn pėr nė Beograd. Por, mesa duket, ėndrra e saj do tė vijojė mbrėmjen e 24 majit nė nė natėn finale.

    Mbrėmjen e djeshme Boka arriti t’i menaxhonte nė mėnyrė perfekte emocionet, aq sa dukej e familjarizuar me kohė me skenėn. Kėshtu, numri gjashtė rezultoi fatsjellės pėr tė, ajo mori sa mundi nga ditėt e kaluara nė Beograd .Nė natėn e dytė gjysmėfinale, Shqipėria konkurroi e gjashta me kėngėn “Zemrėn e lamė peng”, tė kompozuar nga Adrian Hila, me tekst tė Pandi Laēos. Ndryshe nga herėt e tjera, kėtė vit e gjithė kėnga ėshtė kėnduar shqip. Pas Irlandės, Suedisė, Turqisė, Norvegjisė dhe Lituanisė, u ngjit nė skenė pėrfaqėsuesja shqiptare, Olta Boka, me “Zemrėn e lamė peng”. Ndėrkaq, nė gjysmėfinalen e dytė u ngjit nė skenė edhe Zvicra, Republika Ēeke, Bjellorusia, Letonia, Kroacia, Danimarka, Gjeorgjia, Hungaria, Malta, Qiproja, Maqedonia dhe Portugalia. Njė grup jo fort i favorshėm pėr Shqipėrinė, po tė llogarisim faktin qė konkurruan katėr vende tė ish-Bashkimit Sovjetik, qė, siē dihet, kanė njė lobing shumė tė fuqishėm me njėri-tjetrin.

    Tė kualifikuarit e sė martės janė Greqia, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Finlanda, Rusia, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Polonia dhe Norvegjia. Vendet pėrkatėse u pėrzgjodhėn nga televotimi prej 15 minutash.

    Kėsaj dhjetėshe i shtohet edhe finalistėt e mbrėmjes sė dytė qė janė Ukraina, Krocia, Albania, Islanda, Gjerogjia, Danimarka, Suedia, Letonia, Turqia, Portugalia.

    Finales sė madhe i bashkohen pesė shtetet tė kualifikuarat automatikisht Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Serbia si vend organizues.

    Nata finale do tė zhvillohet nė datėn 24 maj nė stadiumin “Beogradcka Arena”, me njė kapacitet prej 25 mijė spektatorėsh. Skenografia e kėtij festivali paraqet dy lumenjtė qė kalojnė nė Beograd, Danubin dhe Savėn, qė artistikisht bashkohen nė skenė. I ftuar nderi nė gjysmėfinalen e dytė ka qenė valltari i njohur Aleksandar Josipoviē, qė ėshtė njė nga yjet e “Mullirit tė Kuq” (Moulin Rouge) tė Parisit. Josipoviēi u prezantua i veshur si njė centaur i bardhė me krahė, gjysmė kalė e gjysmė njeri, nėn emrin Jabuēilo.

      Ora ėshtė Wed May 08, 2024 10:53 am