KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Nevoja seksuale mes partnerėve nuk ecėn gjithnjė paralelisht

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Nevoja seksuale mes partnerėve nuk ecėn gjithnjė paralelisht Empty Nevoja seksuale mes partnerėve nuk ecėn gjithnjė paralelisht

    Mesazh nga Sajmiri Tue May 27, 2008 9:18 pm

    Seksi fillon nė kokė, por nuk ka njė zonė tė caktuar tė trurit qė ėshtė pėrgjegjėse pėr dėshirėn seksuale. Ajo ėshtė njė kombinim i ndezjes sė disa pjesėve tė trurit qė janė pėrgjegjėse pėr veprime tė veēanta. Vetėm kur krijohet ky kombinim lindin dėshirat seksuale. Pėr rastin e mashkullit, seksi nuk ėshtė vetėm kėnaqėsi, por edhe njė lloj sporti pėr tė stėrvitur mendimet. Truri rregullon edhe prodhimin e hormoneve seksuale. Shkencėtarėt kanė zbuluar qė edhe hormoni prolaktinė rritet tepėr gjatė seksit, si tek meshkujt edhe tek femrat. Deri tani dihej vetėm qė ky hormon ndikon nė krijimin e qumėshtit tė nėnės. Por duket tė jetė i rėndėsishėm edhe pėr orgazmėn. Kėshtu meshkujt kanė nevojė pėr pushim pas arritjes sė orgazmės pasi niveli i prolaktinės ėshtė shtuar shumė nė trupin e tyre.
    Dėshira pėr seks
    Nga njė kėrkim i bėrė nga fabrikanti i kondomeve ėshtė konstatuar qė holandezėt kryejnė marrėdhėnie seksuale mesatarisht 91 herė nė vit. Holandezėt zinin vendin e nėntė nė listėn botėrore. Nė vendin e parė ishin francezėt, tė cilėt kishin marrėdhėnie seksuale 141 herė nė vit. Mė pas vijonin amerikanėt me 138 herė dhe nė vendin e tretė ishin rusėt, me 131 herė nė vit. Nė njė kohė kur kafshėt kryejnė aktin vetėm pėr t'u shumuar, seksi ėshtė pėr njerėzit edhe njė formė argėtimi. Pėr njerėzit akti seksual ėshtė gjithashtu njė faktor i rėndėsishėm pėr tė pasur njė lidhje tė fortė dhe tė shėndetshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha nė jetėn e tij, ku dėshira pėr seks shtohet apo pakėsohet. Zakonisht kėto periudha kanė formėn e dallgėve, pra edhe nėse ndonjėherė nuk do tė keni dėshirė pėr tė pasur marrėdhėnie, mos u mėrzisni, pasi do tė jetė njė situatė e pėrkohshme. Nevoja seksuale midis partnerėve nuk ecėn gjithnjė paralelisht. Kjo gjė mund tė sjellė probleme nė lidhjen e tyre.
    Mos u besoni tė afėrmve apo shokėve tė cilėt ju thonė qė kanė tė paktėn 3 herė nė javė marrėdhėnie me partnerin e tyre. Nga kėrkime tė ndryshme qė janė zhvilluar, ėshtė konstatuar qė njerėzit kryejnė mė rrallė aktin seksual se sa u tregojnė njerėzve tė tjerė. Kėshtu rreth 40% e burrave midis moshės 18 dhe 45 vjeē kryejnė mė pak se njė herė nė 2 javė aktin seksual.
    Kini kujdes nga monotonia nė shtrat.
    Problemet
    Rreziku mė i madh nė njė marrėdhėnie tė gjatė seksuale ėshtė mėrzitja dhe monotonia nė shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla tė pėrditshme, tė cilat merren me vete kur shkon nė shtrat, mund tė influencojnė negativisht motivin pėr tė pasur marrėdhėnie me partnerin. Nga kjo vjen qė kryerja e aktit tė rrallohet nga njė herė apo dy nė javė, nė njė herė nė muaj ose mė rrallė se kaq. Kur ēifti vjen nė njė situatė tė tillė ėshtė mirė tė krijohet diēka e re. Njė faktor i rėndėsishėm nė kėtė periudhė ėshtė kreativiteti, i cili e mban lidhjen sa mė tė freskėt. Faktorė tė tjerė tė cilėt influencojnė negativisht dėshirėn pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale janė tek femrat: frika pėr marrjen e ndonjė sėmundjeje gjatė aktit seksual, pėrdorimi i ilaēit kundėr mbetjes shtatzėnė (anti-conception). Disa lloje tė tilla ilaēesh pėrbėhen nga njė sasi e madhe progestoroni, i cili ul dėshirėn pėr tė pasur marrėdhėnie. Ndėrkohė qė tek burrat faktorėt negativė janė: tensioni pėr tė kryer aktin seksual sa mė suksesshėm si dhe pėrdorimi i tejkaluar i alkoolit. Seksologėt amerikanė Masters dhe Johnson konstatuan qė 47% e femrave pas lindjes, tė paktėn pėr njė periudhė prej 3 muajsh kanė pak dėshirė pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar sė kryeri aktin seksual.

    Orgazma
    Shumė femra e kanė tė vėshtirė tė mėsojnė tė arrijnė orgazmėn edhe pse ditėt e sotme atyre u thuhet se e kanė shumė tė lehtė tė jenė tė afta pėr tė arritur nė qiellin e shtatė. Pavarėsisht kėshillave qė jepen me anė tė medias, por edhe nė libra tė ndryshėm, qofshin kėta romanikė apo erotikė, studimet e fundit kanė treguar se pjesa mė e madhe e femrave e ka tė pamundur tė ketė siguri nė arritjen e orgazmės, tė paktėn deri nė dy vjet pas eksperiencės sė tyre tė parė seksuale. Megjithatė, ka shumė femra tė cilat nuk pėrshihen nė pėrfundimin e kėtij kėrkimi, pėr shembull shumė vajza adoleshente kanė mėsuar tė eksitojnė veten e tyre pėrmes masturbimit edhe pse nuk kanė shkuar asnjėherė me njė djalė. E rėndėsishme ėshtė qė nė ēdo moment tė qėndroni tė qetė dhe tė shijoni momentin, pa u shqetėsuar nėse do tė arrini apo jo orgazmėn.

    Mosha
    Pothuajse ēdo femėr duhet tė jetė a aftė tė arrijė nė orgazėm, por edhe tė shumėfishojė orgazmat nėse dėshiron. Nėse ktheheni pas nė ditėt qė ka jetuar nėna juaj, tė flitej pėr seksin ishte njė tabu dhe tė flisje pėr orgazmėn ishe njė tabu edhe mė e fortė. Deri nė fillim tė viteve 1900 ishte e pazakontė pėr njė "zonjė" tė kėrkonte me insistim orgazėm dhe nėse shprehte dėshirėn pėr ta shumėfishuar atė, ishte edhe mė e ēuditshme dhe fyese. Por me kalimin e viteve, nė moshėn e rinisė sė nėnės suaj, shumė tė ashtuquajtur "ekspertė", sugjeruan se shumėfishimi i orgazmės ishte i pamundur pėr pjesėn mė tė madhe tė femrave. Megjithatė mosha ėshtė njė faktor i rėndėsishėm ndikues nė jetėn seksuale. Kjo vjen edhe nė varėsi tė menopauzės, shqetėsimeve, si dhe rėnies tė dėshirės seksuale. Por edhe pas menopauzės ndizet dėshira e fortė seksuale tė femrat.

    Masturbimi
    Nuk ka asgjė tė gabuar tė dėshirosh dhe tė provosh "seksin vetėm me veten tėnde". Nė tė vėrtetė ekspertėt e seksit nuk bien dakord me idenė se masturbimi mund tė jetė njė mėnyrė e dobishme pėr tė ndihmuar femrat, por mbani gjithmonė nė mendje tuaj faktin se po mėsuat tė arrini nė orgazėm, mund tė mėsoni edhe ta shumėfishoni atė. Pra mos hezitoni. Njė gjeneratė mė parė, seksi oral konsiderohej si diēka e pisėt. Por sipas Majk Davids, profesor i bakteriologjisė, ky pėrfundim nuk ėshtė aspak i vėrtetė dhe se me kujdesin e duhur gjatė kėtij akti mund tė evitohet ngjitja e mikrobeve dhe infeksioneve. Edhe pse masturbimi tani njihet si njė e drejtė e gjithsecilit qė nuk dėshiron tė ndajė jetėn seksuale me partnerin tjetėr, rreth tij kanė ekzistuar teori tė ndryshme qė e pranojnė apo dhe e kundėrshtojnė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Tue May 21, 2024 12:01 am