KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Pėrfundon aventura e "Big Brother", Arberi fitues i 50 000 eurove

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Pėrfundon aventura e "Big Brother", Arberi fitues i 50 000 eurove Empty Pėrfundon aventura e "Big Brother", Arberi fitues i 50 000 eurove

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jun 02, 2008 11:33 pm

    Edicioni i parė i "Big Brother Albania" ka mbyllur siparin dje pas mesnate. Njė natė e gjatė, e mbushur plot tė papritura dhe emocione ėshtė ndjekur nga miliona shikues nė tė gjithė hapėsirat shqiptare. Pėr gati 3 muaj, 18 banorėt qė jetuan brenda shtėpisė mė tė madhe nė vend u kthyen nė personazhet mė tė njohur dhe mė tė diskutuar. Tashmė ata njihen nga tė gjithė, me ēdo detaj tė jetės sė tyre, qė rrėfyen qoftė nė ato pak javė qė ndenjėn nė atė shtėpi. Padyshim, edicioni i parė i "Big Brother" tregoi se ky spektakėl ishte njė nga mė interesantėt e prodhimeve televizive shqiptare.
    Dhe mbrėmja finale nuk kishte si tė mos ishte mbrėmja mė e bukur. Njė spektakėl i zgjedhur ka shoqėruar emocionet e pesė finalistėve, familjarėve tė tyre, ish-banorėve tė "Big Brother", por dhe miliona shikuesve qė donin tė dinin se cili do tė ishte fituesi i parė i "Big Brother Albania".
    Tė ftuar nė studio dje kanė qenė opinionistėt tashmė tė njohur tė kėtij spektakli: regjisori Mevlan Shanaj, skenaristi Armand Peza, gazetarja Zefina Hasani. Ata kanė komentuar surprizat dhe banorėt nė kėtė mbrėmje tė gjatė finale.
    Surpriza e parė pėr banorėt ishte hyrja nė shtėpi e futbollistit tė njohur Igli Tare. Dhe pak mė vonė nė shtėpinė e "Big Brother" ka hyrė njė nga ikonat e muzikės shqiptare, kėngėtarja e njohur Adelina Ismajli. Ajo ka ardhur posaēėrisht nga Prishtina pėr tė qenė pjesė e kėtij spektakli gjigand.
    Por Vėllai i Madh, nė ditėn e tyre tė fundit brenda shtėpisė, kishte rezervuar dhe njė surprizė pėr secilin prej tyre.
    Duke ditur pikat e dobėta tė secilit, Vėllai i Madh ishte kujdesur qė surpriza tė ishte vėrtet e dashur pėr banorėt.
    Arbana i thotė Olsit tė shkojė nė njė magazinė dhe ai e gjen magazinėn e sistemuar si salloni i tij. Pasi pret 15 sekonda, aty hyn i ati, njė personazh shumė i dashur pėr Olsin. Tepėr emocionues ky moment pėr Olsin, qė mund tė takojė tė atin pas tre muajsh qė s‘e kanė parė njėri-tjetrin. Pėr gati 2 minuta ata bisedojnė me njėri-tjetrin duke u ēmallur.
    Njė surprizė e kėndshme ishte dhe ajo pėr Astritin. Sėrish ėshtė e shoqja protagoniste e tė papriturės qė Vėllai i Madh i kishte pėrgatitur Astritit. Brenda njė sfere tė tejdukshme ai gjen nė kopsht gruan dhe pranė saj ėshtė polici i "Portokallisė".
    Kush mund t‘i mungonte mė shumė Najadės brenda shtėpisė sė "Big Brother"? Sigurisht qė Vėllai i madh e dinte se dashuria pėr dy motrat ishte aq e madhe pėr Najadėn. Pasi sheh njė audiomesazh nė dhomėn e rrėfimit, menjėherė sapo mbaron mesazhi dalin dy motrat dhe tė treja ulen e bisedojnė. Pasi janė ēmallur me njėra-tjetrėn, ato pėrcillen tė dalin nga shtėpia me kėngėn e Valbona Halilit.
    Emocione ka shkaktuar dhe surpriza pėr Polin. Ai del nė oborr dhe sheh petale qė bien nga qielli. Ngre shikimin lart dhe shikon Inėn nė balonė. Kur del, balona ulet jashtė shtėpisė.
    Surpriza pėr Arbrin ka qenė karakteristike pėr tipin dhe karakterin e tij patriotik. Arbana e dėrgon Arbrin nė kopsht, ku hyn grupi "Ali Pashė Tepelena", duke kėnduar. Grupi i njohur shoqėrohet nga balerinat e "Portokallisė" dhe mė pas futet mbesa e Arbrit, e cila i dhuron atij njė qeleshe.
    Spektakli i mbrėmshėm ka qenė vėrtet i bukur jo vetėm pėr finalistėt dhe ish-banorėt e "Big Brother", por dhe pėr mijėra fansa qė pėr orė tė tėra kanė pritur plot ankth se cili do tė triumfonte nė kėtė mbrėmje tė madhe, duke qenė dhe fituesi i 50 mijė eurove.
    Por, me mbarimin e spektaklit rrėfimet pėr banorėt nuk mbarojnė kėtu. Pėr 18 personazhet qė hapėn jetėn e tyre duke ia treguar atė publikut, do tė flitet mė gjatė tė premten e ardhshme nė orėn 20:45, nė njė puntatė speciale "Big Brother", pėr t‘u njohur mė mirė me tė gjitha prapaskenat qė kanė animuar shtėpinė mė tė famshme tė Shqipėrisė. Shumė shpejt do tė fillojė dhe audicioni pėr tė pėrzgjedhur konkurrentėt e edicionit tė dytė tė "Big Brother Albania".

      Ora ėshtė Tue May 21, 2024 12:21 am