KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PAK HAPA NA NDAJNE NGA FINALJA E EURO 2008

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    PAK HAPA NA NDAJNE NGA FINALJA E EURO 2008 Empty PAK HAPA NA NDAJNE NGA FINALJA E EURO 2008

    Mesazh nga Sajmiri Sat Jun 28, 2008 5:27 pm

    Kur ka mbetur vetėm ndeshja finale pėr tu zhvilluar nė Kampionatin Europian, ajo Gjermani-Spanjė, bukmejkersat kanė bėtė edhe njė verifikim tė parashikimeve nė fillim tė turneut. Tashmė ėshtė Spanja e Luis Aragonesit, ajo qė vlerėsohet si favorite pėr tė fituar Kampionatin e 13-tė Europian. Gjermania ka lėnė pak dyshime nė paraqitjet e saj (humbi 1-2 me Kroacinė nė grup ), pavarėsisht se mundi bindshėm Portugalinė (3-2) nė ēerekfinale (ndeshja mė e mirė).
    Gjithsesi, nė gjysmėfinale kundėr Turqisė (3-2) sėrish shfaqi shenja tė njė ekipi jo kompakt. Nga ana tjetėr, Spanja me fitoren e dytė ndaj Rusisė (4-1, e para; 3-0 e dyta) ka treguar se ėshtė ekipi mė solid i Euro 2008-s. Vetėm kundėr Italisė (0-0) nė ēerkefinale, “Furia Roja” (Furia e kuqė), nuk arriti tė realizojė gol, pasi nė pesė tė tjerat ka realizuar nė total 11 gola (mė shumė se cilido ekip tjetėr), ndėrsa Gjermania 10 gola (po aq sa Holanda e eleminuar nė ēerekfinale).
    Gjermania, e njohur pėr mbrojtjen e saj tė hekurt, me pėrjshtim tė ndeshjes me Portugalinė, ka treguar pasiguri, aq mė tepėr kur portieri 38-vjeēar Jens Lehman nuk ka bėrė nė figurė tė mirė nė pesė ndeshjet e para. Pėrkundrazi, mbrotja spanjolle, qė konsiderohej pika mė e dobėt e formacionit tė Luis Aragonesit ėshtė treguar me e sigurt: 3 gola tė pėsuar dhe vetėm pak rreziqe. Kjo edhe pėr faktin se ka nė portė, njė portier tė madh si Iker Kazijas.
    Spanja fitoi nė mėnyrė tė pabesueshme 3-0 kundėr njė Rusie shumė tė zbehtė, duke siguruar pėr herė tė tretė njė finale nė Kampionatet Europiane pas atyre nė vitin 1964 (fituese), nė vitin 1984 (humbi me Francėn) dhe kjo e Euro 2008, ndėrkohė qė Gjermania ėshtė tre hėrė fituese e Europianėve: 1972, 1980 dhe 1996, por nė finalen e gjashtė nė Europė. Nė vitin 1972 Gjermania fitoi 3-0 kundėr Bashkimit Sovjetik, nė vitin 1976 humbi me penallti kundėr Ēekosllavakis dhe nė vitin 1980 fitoi me Belgjikėn 2-1. Nė vitin 1992 u ndėshkua nga Danimarka 2-0, por katėr vjet mė pas nė vitin 1996 fitoi me “golin e artė” tė Oliver Birhofit. Nė edicionet 2000 dhe 2004 nuk fitoi qoftė dhe njė ndeshje dhe u eliminua nė fazėn e grupeve.
    Kompanitė e basteve e shikojnė nė plan tė dytė fitoren e Gjermanisė, duke e kuotuar me 3.1, po aq sa barazimi (3.1), ndėrkohė qė fitorja e Spanjės ka koeficientin 2.3.
    David Vija, golashėnuesi mė i mirė aktual i turneut (4 gola) pritet tė mos luajė kundėr Gjermanisė, qė nė gjirin e saj, Lukas Podolskin (3 gola), por qė nėse arrin tė shėnojė dy gola kundėr Spanjės, mund tė fitojė “Kėpucėn e artė”, teksa njė i vetėm mund t’i mjaftonte pėr ta ndarė atė me sulmuesin e Vijarealit. Gjithsesi, kompanitė e basteve paguajnė 1.3 pėr Vijėn si golashėnuesin mė tė mirė, ndėrsa 4.5 pėr Lukas Podolskin. Kloze e Balak janė shumė larg: respektivisht nė kuotat 19 e 26.
    Bastet janė venė edhe pėr rezultatet nė kokė: 1-1 paguhet me koeficientin 6.5, 0-1 pėr Spanjėn me 7.50


    DREJT FINALES

    Rruga e Gjermanisė

    Gjermania bėri pjesė nė Grupin B sė bashku edhe me Austrinė, Poloninė e Kroacinė. Fitoi 2-0 me Poloninė nė ndeshjen hapėse, humbi 1-2 me Kroacinė dhe fitoi 1-0 me Austrinė, duke zėnė vendin e dytė nė grup. Nė ēerekfinale fitoi 3-1 me Portugalinė tė konsideruar favorite. Nė gjysmėfinale Gjermania mposhti nė minutėn e fundit Turqinė 3-2, duke arritur kėshtu pėr herė tė gjashtė nė njė finale tė Europianit.

    RRUGA E SPANJĖS

    Spanja bėri pjesė nė Grupin D se bashku edhe me Suedinė, Greqinė e Rusinė. Fitoi 4-1 nė ndeshjen e parė me Rusinė. Mė pas mundi Suedinė (2-1) dhe Greqinė (1-0). Nė ēerekfinale eliminoi Italinė pas gjuajtjeve tė penalltive. Takimi dhe shtesat pėrfunduan 0-0, ndėrsa me penallti Spanja fitoi 4-2. Nė gjysmėfinale, Spanja mposhti me meritė Rusinė me rezultatin e pastėr 3-0, e duke zėnė pėr herė tė tretė njė vend nė finalen e Europianėve


    FINALJA
    e EURO 2008-s

    E diel
    GJERMANI-SPANJĖ
    29.06.2008
    Vjenė, ora 20:45
    Gjyqtar: Rozeti (Italia)

    RENDITJET
    FIFA
    Gjermania 5
    Spanja 4

    UEFA
    Gjermania 3
    Spanja 2

    Bastet: 1 x 2
    Gjermania 3.1
    Barazimi 3.1
    Spanja 2.3

    Rezultati i saktė
    1-1: 6.5
    0-1: 7.5
    1-2: 10
    2-1: 13
    Golashėnuesi mė i
    mirė i Euro 2008-s

    Vija: 1.3
    Podolski: 4.5
    Kloze: 19
    Balak: 26
    Tjetėr: 17


    Gjermania nė Europiane

    Francė 1960 Nuk hyri
    Spanjė 1964 Nuk hyri
    Itali 1968 Nuk u kualifikua
    BELGJIKĖ 1972 KAMPION
    Jugosllavi 1976 Finale
    ITALI 1980 KAMPION
    Francė 1984 Raundi i parė
    Gjermani 1988 Gjysmėfinale
    Suedi 1982 Finale
    ANGLI 1996 KAMPION
    Belgj.-Hol.2000 Raundi i parė
    Portugali 2004 Raundi i parė
    Aus.-Zvic. 2008 Finale
    Totali: 10 pjesėmarrje, 3 herė kampion

    Spanja nė Europiane

    Francė 1960 Nuk u kualifikua
    Spanjė 1964 KAMPION
    Itali 1968 Nuk u kualifikua
    Belgjikė 1972 Nuk u kualifikua
    Jugosllavi 1976 Nuk u kualifikua
    Itali 1980 Raundi i parė
    Francė 1984 Finale
    Gjermani 1988 Raundi i parė
    Suedi 1992 Nuk u kualifikua
    Angli 1996 Ēerekfinale
    Belgj.-Hol.2000 Ēerekfinale
    Portugali 2004 Raundi i parė
    Aus.-Zvic. 2008 Finale
    Totali: 8 pjesėmarrje, 1 herė kampion


    Merkel nė “transfertė”, do titullin

    Kancelarja gjermane Angela Merkel do tė jetė tė dielėn nė Vjenė pėr tė ndjekur ndeshjen finale tė Gjermanisė sė saj kundėr Spanjės. Edhe presidenti gjerman Horst Kohler do tė jetė nė tribunėn VIP. Pėr Kancelaren gjermane do tė jetė “transferta e tretė futbollistike’ gjatė Kampionatit Europian dhe e dyta nė Vjenė. Mė parė ajo ka ndjekur ndeshjen Austri-Gjermani (0-1) dhe Gjermani-Turqi (3-2). Merkel, njė tifoze e thekur futbolli komunikon shpesh me SMS me futbollistėt dhe shihet si njė fatsjellėse e ekipit Kombėtar gjerman.

      Ora ėshtė Sun May 19, 2024 9:49 am