KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    SPANJA FITON KAMPIONATIN EUROPIAN MBAS 44 VITESH

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    SPANJA FITON KAMPIONATIN EUROPIAN MBAS 44 VITESH Empty SPANJA FITON KAMPIONATIN EUROPIAN MBAS 44 VITESH

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jun 30, 2008 6:37 pm

    Image Hosting at ImageHosting.comImage Hosting at ImageHosting.comPas 22 ditėsh dhe 31 ndeshjesh tė luajtura, Euro 2008 njeh edhe kampionen e saj: Ėshtė Spanja. E gjitha e merituar nė njė finale qė e kanė administruar mrekullisht nė pjesėn dėrmuese tė saj. E ndėrkohė qė ajo qė duhet tė hapė krahun, ėshtė pikėrisht Gjermania, e cila ka treguar shumė pak, pėr tė mos thėnė asgjė, pėr tė merituar mė shumė. Goli i Torres nė minutėn e 33-tė ka vulosur triumfin spanjoll pas 44 vjetėsh. Joakim Lėv ka marrė frymė lirisht pak para fillimit tė ndeshjes: Balak ėshtė rikuperuar, ndėrkohė qė ėshtė rikthyer titullar edhe Fringst. Lėv e ka skuadrėn e tij nė skemėn 4-1-4-1, por nė krahun tjetėr Aragones i ėshtė pėrgjigjur me njė Spanjė tė vendosur 4-2-3-1, me vetėm njė sulmues, Torres, ndėrkohė qė i mungonte golashėnuesi mė i mirė i Evropianit, David Vija. Fėrshėllima e pėrfaqėsuesit italian nė kėtė finale, gjyqtarit Roseti, i ka dhėnė start njė beteje mes dy gjigantėve tė futbollit nė kontinentin e vjetėr. Por ata qė tregojnė "dhėmbėt" qė nė fillimin e saj kanė qenė pikėrisht gjermanėt, tė cilėt prodhojnė shumė, janė mė tė rrezikshėm, madje arrijnė tė kėrcėnojnė tė parėt me Hitzlshperger. Spanja kėrkon tė balancojė ritmin, ėshtė kėrcėnuese nė kundėrsulme tė shpejta. Nė njė tė tillė mund tė kishte gjetur golin, nėse Lehman nuk do tė kishte reaguar mrekullisht ndaj njė autogoli tė sigurt tė shokėve tė tij; apo kur fati e ka shpėtuar nė minutėn e 23-tė, kur goditja e tij me kokė nė minutėn e 23-tė ndalet nga shtylla. Kėto kanė qenė sinjalet e para tė njė ndeshjeje tė ndezur, qė do tė pasohej nga avantazhi i Spanjės, e cila, pasi kishte provokuar disa herė mbrojtjen gjermane, mė nė fund ka gjetur ēelėsin pėr ta thyer atė: ėshtė Torres ai qė bėrė tė heshtin tifozėt gjermanė, njėkohėsisht duke ndezur vullkanin iberik, me golin e tij, kur pasi kishte befasuar nė duel shpejtėsie Filip Lamin, ka ekzekutuar me perfeksion nė rrjetėn e Lehmanit. Pas golit, spanjollėt bėjnė atė qė dinė tė bėjnė mė mirė, qarkullojnė topin e nervozojnė gjermanėt deri nė fundin e 45 minutėshit. Njė avantazh i merituar i Spanjės, qė pas njė fillimi tė mirė tė gjermanėve, ka marrė kontrollin teknik tė ndeshjes me Torresin protagonist. Nga gjermanėt ka munguar rasti ideal: janė parė vetėm disa gjysmė raste me Klose, Balak e Podolski. Pjesa e dytė ka filluar me Jansen nė vend tė Lahmit, tė cilit i kushtoi shtrenjtė ai duel me Torresin. Mė pas hyn Kuranji pėr Hitzlshperger, por spanjollėt dominojnė lojtarė shumė tė lėvizshėm, tė shpejtė e teknikė, ndėrsa gjermanėt provojnė nė tė gjitha mėnyrat, por mungon pasi i fundit e nervozizmi shtohet. Mbrojtja gjermane ėshtė e shpėrqendruar dhe spanjollėt me shumė lehtėsi krijojnė panik nė portėn e Lehmanit me anė tė Serxhio Ramos, Sena e Guiza. Gjermanėt janė shpartalluar. Nuk kanė fuqi tė bėjnė asgjė, pėrveēse t‘i dorėzohen fatit. Ėshtė Spanja ajo qė duhet tė ngrejė trofeun pas 44 vitesh, ndėrsa gjermanėt koleksionojnė njė tjetėr dėshtim nė finale.


    Tribuna VIP

    Nė tribunėn VIP tė "Ernst Hapel" kanė qenė prezente 58 figura, mes tė cilave Mbreti i Spanjės, Huan Karlos, Presidenti gjerman, Horst Kohler, sovrani i Principatės sė Monakos, Alberto, Kancelarja Anxhela Merkel dhe homologu spanjoll, Zapatero


    Biletat

    Arena e finales sė Evropianit 2008 nė kryeqytetin austriak ka qenė e mbushur me kapacitet tė plotė: 53 mijė e 8 tifozė asistuan nė supersfidėn Gjermani-Spanjė. Nė tregun e zi vjenez, ēmimi i njė bilete pėr kėtė ndeshje ka arritur deri nė 4 mijė euro



    GJERMANIA-SPANJA 0-1

    Torres 33‘


    4-2-3-1


    LEHMAN


    FRIDRISH METZELDER MERTESAKER LAHM


    FRINGS HITZLSHPERGER



    PODOLSKI BALAK SHVAJNSHTAJGER


    KLOSE


    TR: H. LĖV


    SPANJA


    4-1-4-1


    KASILJAS


    S. RAMOS PUJOL MARĒENA KAPDEVILA


    SENA


    INIESTA KSAVI FABREGAS D. SILVA


    TORRES


    TR: L. ARAGONESImage Hosting at ImageHosting.com

      Ora ėshtė Fri May 10, 2024 9:03 pm