KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    TRE EFEKTIVA E NJE PRIFT NE PRANGA PER TRAFIK KLANDESTINESH

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    TRE EFEKTIVA E NJE PRIFT NE PRANGA PER TRAFIK KLANDESTINESH Empty TRE EFEKTIVA E NJE PRIFT NE PRANGA PER TRAFIK KLANDESTINESH

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jul 21, 2008 1:06 am

    Tirane - Nje prift dhe tre efektiva te policise ne piken doganore te Kapshtices jane vene ne pranga per favorizim te kalimit te paligjshem te kufirit. Mihal Shuli, 47 vjec, lindur dhe banues ne Lushnje, me arsim te larte, me detyre prift i fshatit ne Karavasta, eshte prifti i arrestuar. Gjithashtu, eshte bere ndalimi i tre punonjesve te policise ne piken e kalimit kufitare ne Kapshtice, Ismet Rroqi, 29 vjec, me detyre pergjegjes turni, Sefer Collaku, 50 vjec dhe Rajmond Duro, 40 vjec, te dy me detyre kontrollor ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices. Prangave te policise nuk i kane shpetuar as Ilir Cipi, 38 vjec, lindur dhe banues ne Korce, me arsim te mesem, me pune ne sektorin privat, nen akuzen e korrupsionit. Nderkohe jane arrestuar edhe pese shofere. Ata jane Leonard Belortaja, 32 vjec, lindur dhe banues ne Korce, shofer Artur Likollari, 42 vjec, lindur dhe banues ne Korce, shofer Altin Qatipi, 30 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, shofer Edmond Tollkuci, 35 vjec, lindur dhe banues ne Korce, Manol Xhamia, 48 vjec, lindur dhe banues ne Bilisht. Ata akuzohen se kane trafikuar klandestineve me destinacion Greqine, kundrejt shumave te konsiderueshme. Dyshohet se ne kete rrjet jane perfshire edhe police greke te kufirit, per te cilet kane nisur menjehere hetimet nga pala greke.

    Operacioni

    Dhjete te arrestuarit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kufiri i Lire", operacion i cili u shtri ne kater qytete te vendit tone Tirane, Korce, Fier dhe Vlore.

    Arrestimi i tyre u krye gjate momentit qe keta te fundit ishin duke kaluar nje grup klandestinesh ne piken doganore te Kapshtices. Hetimet ndaj tyre kane nisur 6 muaj me pare nen drejtimin e Prokurorise Task-Force te Krimit Financiar dhe Korrupsionit duke perdorur metodat speciale te hetimit. Nje pasaporte e falsifikuar e kapur ne kete pike doganore ka shpene edhe ne identifikimin e falsifikatorit, i cili ka qene i arrestuari Ilir Cipi. Hetimet e prokurorise kane nisur ne pergjimet telefonike te 38-vjecarit per te zbuluar edhe kete laborator falsifikimesh. Por, nga pergjimet telefonike ka rezultuar se te arrestuarit pervec falsifikimeve ne bashkepunim me njeri-tjetrin realizonin kalimin e shtetasve te ndryshem nepermjet pikes doganore te Kapshtices, per ne Greqi, ku perfitimet nga ky aktivitet shkonin deri ne 2000 euro per cdo person. Gjate kryerjes se ketij aktiviteti kriminal, personat e arrestuar falsifikonin dokumente te ndryshme si pasaporta, viza, certifikata, leje qendrimi e cdolloj dokumenti tjeter qe u nevojiteshin. Pas arrestimit te ketyre shtetasve, gjate kontrollit ne banesat e te prangosurve, coi ne zbulimin e disa dokumenteve shkresore, te cilat jane sekuestruar ne cilesine e provave materiale. Keshtu si prova prokuroria disponon pasaporta, kompjutere, certifikata personale dhe familjare ne emer te personave te ndryshem, fotografi dhe dokumente te tjera te falsifikuara. Gjithashtu, jane sekuestruar edhe 6 automjete qe dyshohet se perdoreshin nga keta persona per kontrabandimin e shtetasve te ndryshem jashte territorit shqiptar, si dhe 20 pasaporta, 12 celulare etj. Fijet e ketij trafiku jane te shtrira ne zona te tjera te vendit si dhe ne Greqi, per te cilat po vazhdohen hetimet per te gjetur te tjera prova dhe te tjere te implikuar. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ndaj tyre akuzat e "Korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike", "Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me qellim perfitimi", "Falsifikim i pasaportave, vizave formulareve", "Falsifikim i vulave, i stampave ose formulareve", "prodhim i mjeteve per falsifikim dokumentesh" te kryera ne bashkepunim.

    2000 euro kerkonin trafikantet per cdo person qe do kalonin drejt shtetit fqinj te Greqise, nepermjet dokumenteve te falsifikuara, te cilat realizoheshin prej tyre me mjete te specializuara.

    10 persona rane ne pranga nga policia, pasi dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kuader te nje grupi te strukturuar kriminal, kane realizuar trafikimin e qenieve njerezore kundrejt nje shume te hollash.

    Te arrestuarit akuzohen per veprat penale te "korrupsioni pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike", "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me qellim perfitimi" "falsifikim i pasaportave, vizave formulareve", "falsifikim i vulave, i stampave ose formulareve" si dhe "prodhim i mjeteve per falsifikim dokumentesh"

      Ora ėshtė Fri May 10, 2024 8:12 pm