KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PERSONAT QE NUK I REKOMANDOHEN BANJOT E DIELLIT

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    PERSONAT QE NUK I REKOMANDOHEN BANJOT E DIELLIT Empty PERSONAT QE NUK I REKOMANDOHEN BANJOT E DIELLIT

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jul 28, 2008 6:56 pm

    Rrezet e diellit nuk mund tė zėvendėsohen nė asnjė mėnyrė me rrezet ultravioletė qė prodhohen nė mėnyrė artificiale. Megjithatė, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janė tė kėshillueshme dhe kjo mė konkretisht u “mohohet” atyre qė vuajnė nga tuberkulozi aktiv i mushkėrive, qė kanė eksitime (shqetėsime tė forta tė sistemit nervor, dhimbje tė vazhdueshme tė kokės, marrje mendsh me tė vjella, rrahje tė shpejta tė zemrės). Po ashtu, nuk rekomandohet banja nė ato sėmundje tė lėkurės qė acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u kėshillohen atyre qė vuajnė nga epilepsia, nga sėmundjet infektive, nga sėmundje tė rėnda tė veshkave, atyre qė kanė prirje pėr hemorragji nė tru, me stenokardi, qė kanė tension tė lartė tė gjakut etj.
    Lėkura
    Personat me sėmundje tė lėkurės duhet t’u ekspozohen rrezeve tė diellit vetėm sipas udhėzimeve tė mjekut. Ėshtė e nevojshme marrja e rrezeve tė diellit nė det. Por ky veprim duhet tė jetė gradual. Rekomandohet qė ditėn e parė ekspozimi ndaj diellit duhet tė jetė vetėm pesė minuta. Sė pari, duhet tė marrin rreze duart dhe kėmbėt pastaj shpina dhe gjoksi. Lėkura e barkut i merr e fundit rrezet, pėr arsye se ėshtė mė e ndjeshme. Tė ndjeshėm ndaj rrezeve janė personat neurolabilė, si dhe personat shumė tė dobėt fizikisht. Personat me sėmundje tė zemrės dhe enėve tė gjakut duhet tė ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve tė diellit. Banjat u ndalohen njerėzve me moshė tė thyer dhe grave nė periudhėn e dytė tė barrės. Pėr ēdo rast ėshtė e nevojshme tė merren parasysh kėshillat e mjekėve.
    Djegiet
    Problem serioz pėr plazhistėt dhe njerėzit qė ekspozohen ndaj rrezeve tė diellit janė djegiet e lėkurės. Ato nuk mund tė shmangen ndryshe, pėrveē se me anė tė pėrdorimit tė solarėve, me mbrojtės me filtėr tė lartė. Ėshtė e kėshillueshme qė pas plazhit tė pėrdoren kremra hidratues “pas diellit” pėr lėkurėn, pasi nga plazhi lėkura thahet jashtė mase. Nė raste djegiesh tė thella, rekomandohen edhe preparate nė formė xheli. As qėndrimi nėn ēadėr nuk tė mbron nga dielli, pasi edhe rėra, edhe gurėt rrezatojnė. Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lėkurė. Njėlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej tė cilave ankohen shumica e njerėzve qė vuajnė nga shfaqja me tepri e pullave tė bardha mbi lėkurė, pa pigment. Zakonisht, pėr mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore. Forcimi i rezistencės sė organizmit duhet tė jetė pjesė pėrbėrėse e ēdo individi. Organizmi duhet qė gradualisht t’u ekspozohet disa faktorėve dhe kushteve nė tė cilat e forcon rezistencėn. Fortėsimi i rezistencės sė organizmit arrihet me shfrytėzimin e rregullt tė faktorėve tė jashtėm diellit, ajrit dhe ujit.
    Kujdesi
    Sipas mjekėve, gjatė kėsaj stine, njė kujdes i veēantė duhet treguar gjatė ekspozimit nė diell, i cili nuk duhet qė t’i kalojė caqet e tij. Kujdes duhet tė kenė gratė, pasi nė kėtė stinė rrezikon t’iu shfaqet lukusi i inflamatodės, diskozės ose i gjeneralizuar. Gjithashtu, rrezikohen tė shfaqen edhe disa njolla tė bardha nė fytyrė dhe nė duar. Kėtu veēohen edhe disa sėmundjet infektive, sidomos tek fėmijėt e vegjėl. Kjo ndodh pėr shkak tė qėndrimit nė zona tė papastra, qė janė lėnė nė mėshirė tė fatit. Vendet ku ka mbeturina pa kriter, nė plazhe apo zona turistike, janė tepėr problematike dhe shkaktojnė sėmundje infektive. Tė njėjtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit tė papastėr nė disa zona, ku sasia e mikrobeve e kalon 2-fishin apo 3-fishin e mikrobeve. Nė ambientin e ndotuar me mbeturina, shkak pėr fillimin e infeksioneve mund tė bėhen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek fėmijėt me lėkurė tė dobėt fizikisht dhe dermatologjikisht, sėmundjet janė mė tė predispozuara pėr t’u shafqur. Kėshtu, shenjat shfaqen nė fytyrė, nė duar me flluska tė vogla nė fillim tė ujshme, tė cilat mė vonė infektohen. Mė vonė ato acarohen dhe kėto sjellin njė temperaturė tė lartė. Kėtu lind nevoja e paraqitjes tek mjeku mė i afėrt.


    Kush nuk duhet tė bėjė banjo dielli

    Personat qė vuajnė nga tuberkulozi aktiv i mushkėrive
    Personat qė kanė shqetėsime tė forta tė sistemit nervor Personat qė kanė dhimbje tė vazhdueshme tė kokės
    Personat qė kanė marrje mendsh me tė vjella
    Personat qė kanė rrahje tė shpejta tė zemrės
    Personat qė vuajnė nga sėmundje tė lėkurės qė acarohen si fotodermatozat
    Personat qė vuajnė nga epilepsia
    Personat qė vuajnė nga sėmundjet infektive
    Personat qė vuajnė nga sėmundje tė rėnda tė veshkave
    Personat qė kanė prirje pėr hemorragji nė tru
    Personat me stenokardi
    Personat qė kanė tension tė lartė tė gjakut
    Personat shumė tė dobėt fizikisht
    Personat me moshė tė thyer
    Grave nė periudhėn e dytė tė barrės

      Ora ėshtė Mon May 20, 2024 4:21 am