KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PLAZHI I VLORES PUSHTOHET NGA MAQEDONAS

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    PLAZHI I VLORES PUSHTOHET NGA MAQEDONAS Empty PLAZHI I VLORES PUSHTOHET NGA MAQEDONAS

    Mesazh nga Sajmiri Mon Jul 28, 2008 11:29 pm

    Vlore - Ne krahasim me nje vit me pare plazhet e bregdetit te Vlores, kane nje mbipopullim te pushuesve. Kete vit krahas vendasve plazhin e Vlores e kane vizituar edhe shtetas te huaj nga shume vende te botes, te cilet shprehen se jane te mahnitur nga bukurite e ketij qytetit bregdetar. Ndersa duket se top listen e kane pushuesit maqedonas. Vihet re qarte nga levizja e mjeteve me targa maqedonase se ne plazhet e bregdetit te Vlores ka shume pushues Maqedonas. 90% e pushuesve ne plazhin e Zhironit ose tek marina jane shtetas Maqedonas, te cilet pushojne se bashku me familjet e tyre, por ka edhe te tjere qe jetojne jashte shtetit dhe mbasi jane kthyer ne Maqedoni kane ardhur per pushime ne bregdetin e Vlores, sidomos kete muaj. Shtetasit maqedonas pushojne nga 10 deri ne 15 dite ne hotelet prane bregdetit. Sipas tyre vazhdimisht i bejne pushimet ne plazhet e Greqise, por ceshtja e vendosjes se emrit te Maqedonise ka acaruar marredheniet midis dy vendeve, dhe greku ka kufizuar hyrjen e shtetasve maqedonas ne Greqi dhe hyrja e tyre per ne Greqi behet vetem me vize. Po sipas tyre kane preferuar te pushojne ne bregdetin e Vlores sepse kane marr informacion nga miq te tyre dhe shume pak nepermjet internetit se plazhet e bregdetit te Vlores jane te virgjera, te pastra, te bukura, te qeta dhe shume te sigurta. Ndersa kane pare si mangesi promocionin e ketij qyteti. Ata kerkojne me shume publicitet dhe me shume fletepalosje per te bere publike dhe te njohur ne arenen nderkombetare plazhet e bregdetit te Shqiperise dhe ne vecanti te Vlores. Sipas tyre ne kete drejtim shteti shqiptar, kompanite turistike si dhe shoqerite hoteliere dhe turistike duhet te bejne me shume publicitet dhe me shume reklama, sepse bregdeti shqiptar njihet shume pak nga shtetasit e huaj. Pushues maqedonas shikon pothuajse ne te gjithe bregdetin e Vlores, por masivisht jane ne zonen e plazhit te Kalas deri ne zonen e Radhimes dhe te Orikumit. Sipas tyre, Vlora ka atribute te mahnitshme te dhuruar nga natyra, eshte nje qytet ne ndertim qe do te kete ne te ardhmen fluks te larte pushuesish, ndersa mangesite qe ata vecojne mbeten sherbimi dhe mungesa e pastertise ne plazhet publike.

      Ora ėshtė Fri May 10, 2024 12:56 am