KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    LEDINA CELO ME KOSTUM EKSTRAVAGANT NE PISHINE

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    LEDINA CELO ME KOSTUM EKSTRAVAGANT NE PISHINE Empty LEDINA CELO ME KOSTUM EKSTRAVAGANT NE PISHINE

    Mesazh nga Sajmiri Thu Aug 21, 2008 11:25 pm

    .LEDINA CELO ME KOSTUM EKSTRAVAGANT NE PISHINE 20080810Zgjedh nje kostum banje ekstravagant dhe ne nje dite te nxehte vere vendos te shijoje diellin mesdhetar te Shqiperise, qe kohet e fundit, ndoshta me shume se gjithcka i ka munguar ne jeten e saj londineze. Dhe duket se kjo ka qene nje prej arsyeve qe e kane shtyre Ledina Celon, qe mesditen e djeshme t’i drejtohet resortit “Mai Tai” ne periferi te kryeqytetit, shume i preferuar nga personazhet Vip gjate ketyre diteve te nxehta. Pikerisht aty, paparazzi yne ka realizuar fotot ekskluzive te kengetares, duke sjelle nje imazh krejt te cliruar te saj, ndersa shijon kenaqesine e pushimeve shqiptare, ne pranine e Gentian Demaliajt, kengetarit te grupit te dikurshem “Djemte e detit”. Prane tyre ka qene edhe nje djale i vogel, i cili me shume se sa me Ledinen dukej i lidhur dhe i shoqeruar me shokun e saj. Ne fillim, kengetarja eshte pare e vetme, e shtrire ne zhezlong, ndersa Genti merrej me djalin, te cilin po e mesonte te notonte ne pishine. Me pas ata kane dale nga uji dhe Genti eshte shtrire prane biondes terheqese, duke zgjatur madje duart nga zhezlongu i saj. Nuk dime, se cila eshte marredhenia mes te dy artisteve, por eshte e sigurt, qe prane Gentit nuk ndodhej bashkeshortja e tij. E pasi ka qendruar per disa caste duke shijuar diellin, Ledina ka vendosur te freskohet ne pishine, por pa i hequr syzet, duke synuar te ruaje ne kete menyre karakterin enigmatik. Besojme, se ato pak minuta, qe ajo ka qendruar ne ujin e pishines kane mjaftuar per te sjelle fotot intriguese, te cilat flasin shume me teper nga sa ne mund te themi, e ndoshta shume me teper nga sa Ledina do te donte te nxirrte ne publik. Te pakten keshtu besojme, ndonese nuk jemi shume te sigurt, sepse nese do ta kishte shume problem faktin, atehere do te kishte zgjedhur nje kostum me te pershtatshem. Por ajo nuk eshte e kompleksuar, edhe atehere, kur kostumi i zi i banjes lejon te duket dicka me teper nga sa mund te synohet. Ndonese nga fotot kuptohet se ka shtuar disa kilograme me teper, Ledina mbetet nje femer terheqese, qe me floket e verdhe dhe trupin e gjate, di te marre mbi vete, jo vetem veshtrime mashkullore, por edhe objektivin e paparazzit tone. Nje prej tendencave te fundit te kostumeve te banjes, ka lejuar pikerisht nxjerrjen me shume ne pah te hireve femerore te kengetares. Jo vetem kembet e gjata, (per te cilat spikat) por edhe fundshpina dhe gjoksi i Ledines kane pare driten e diellit, ndoshta me shume nga sa ajo e kishte menduar. Nderkohe, ne foto bien ne sy edhe aksesoret e shumte, qe shoqerojne imazhin e kengetares, si vethet e medhenj, nje varese e gjate, dhe disa unaza, te cilat ajo nuk i heq edhe pasi hyn ne uje.

    Jeta londineze pas ndarjes nga i dashuri

    Jeta londineze e Ledines, nisi pikerisht atehere kur ne Tirane po flitej per fundin e nje marredhenieje intime. Vete kengetarja nuk donte ta permendte kete fakt, megjithate klipi i saj provokues, ne mbremjen e Shen Valentinit, gti dy vjet mepare, dukej se ishte pergjigja e nje raporti tashme te mbyllur. Dhe pas asaj mbremjeje dhe nje performance te nxehte, qe u kujtua gjate, kengetarja nuk u shfaq me ne skenat shqiptare. Edhe perpjekjet per t’u perfshire ne jeten artistike londineze kujtojme, se nuk i rezultuan me shume fat. Atehere nje tjeter lajm mbi jeten private do te behej i lakueshem ne faqet roze te shtypit shqiptar. Martesa e Ledines, e cila me pas rezultoi e rreme, nderkohe qe te tjere flisnin, se ajo e kishte ndermarre kete hap vetem per ceshtje dokumentash. Gjate vizites se saj ne Shqiperi, disa jave me pare u perpoqem te komunikonim me kengetaren, ne menyre, qe te mesonim dicka me shume rreth jetes dhe projekteve te saj, por pas kontaktit te pare, ajo refuzoi t’iu pergjigjej telefonatave. Duke synuar si gjthmone te mbetej diskrete. Dhe besojme se ia ka dale.

      Ora ėshtė Fri May 17, 2024 6:45 am