KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PERFORMANCAT HOT TE KENGETARES GJYSTE VULAJ

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    PERFORMANCAT HOT TE KENGETARES GJYSTE VULAJ Empty PERFORMANCAT HOT TE KENGETARES GJYSTE VULAJ

    Mesazh nga Sajmiri Wed Aug 27, 2008 1:19 pm

    E veshur me njė fustan qė nxirrte nė pah gjithė linjat e saj trupore, kėngėtarja nga Ulqini ka ngritur nė kėmbė gjithė turistėt e plazhit tė Golemit. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe, pasi kur ajo ngjitet nė skenė, pakkush mund t’i rezistojė komportimit tė saj skenik. Aq mė tepėr kur kėngėtarja brune nis tė kėndojė live kėngė si “Mė ke borxh”, “Vdeksha pėr ty” apo “Du me tė nxan jaran”, ku adrenalina arriti maksimumin. Nuk i intereson se ēfarė mendojnė tė tjerėt nė lidhje me sjelljet e saj prej kokete, madje arrin gjer aty, sa thotė: “Nuk ma ndjen fare se ēfarė mendojnė tė tjerėt. Kur performoj, skena ėshtė e imja. Pastaj asgjė nuk ka tė paguar kur marrė komplimente nga fansat, aq mė tepėr qė puna ime ėshtė e tillė dhe nuk duhen marrė parasysh paragjykimet”, thotė ajo. Nga ana tjetėr, malazezja ėshtė njė familjare e devotshme, duke pasur parasysh martesėn e saj prej dhjetė vjetėsh me Sokolin, me tė cilin kanė edhe njė vajzė. Raportin e saj ajo e pėrkufizon nė kėtė mėnyrė: “Jam shumė e lumtur me bashkėshortin tim. Njė faktor qė ka ndihmuar edhe mė shumė raportin tonė, ėshtė se Sokoli ka qenė gjithnjė krahu im i djathtė”, shpjegon ajo. Provokuese sa nuk mban mė, Gjystja jo vetėm qė tėrheq vėmendjen e publikut, por ėshtė kthyer edhe nė njė ndėr mė tė kėrkuarat nė tregun muzikor. Njė gjė tė tillė e tregon mė mirė edhe axhenda e ngjeshur e koncerteve. Me tė mbaruar nė Durrės, kėngėtarja u nis pėr nė Ulqin. Pėr sa u takon projekteve tė saj muzikore, kėngėtarja shprehet se pėr momentin koncertet janė prioriteti i saj, por kjo nuk e ka ndalur pėr tė sjellė krijimin e saj mė tė fundit. “Vdeksha pėr ty” ėshtė kėnga mė e fundit e prezantuar nga kėngėtarja malazeze, qė shoqėrohet edhe me njė videoklip tė nxehtė, ku Gjystja duket shumė mė e re. Mesa duket, pėr bukuroshen mosha ėshtė njė koncept tejet sipėrfaqėsor, sepse edhe nė moshėn 31-vjeēare ajo gėzon linja perfekte, qė shumėkush mund t’i ketė zili. Sekreti ėshtė te kujdesi i vazhdueshėm pėr paraqitjen e saj tė jashtme. Me pėrfundimin e stinės sė ngarkuar, ajo rrėfen se do tė rikthehet me videoklipe tė reja. Ndėrkaq, gjatė koncertit nė Golem tė gjithė kanė dėgjuar me ėndje kėngėt e saj mė tė fundit, por edhe ato tė kėnduara disa kohė mė parė, ndėrsa hutoheshin nga pamja qė kishin para syve. Pasi e ka konsumuar veshjen e saj tė parė dhe dėshironte tė vinte ndryshe, Gjystja nė kohėn e disa minutave pushim ka pėrfituar nga rasti pėr t’u ndėrruar. Kėtė herė njė tjetėr veshje ekstravagante, nga bluja nė tė zezė, ku shoqėruar me gjestet “e nxehta” tė kėngėtares, pamja qė ofrohej ishte jo edhe aq e zakonshme pėr publikun durrsak. Deri mė tani kėngėtarja ka realizuar katėr albume. Pėrveēse kėndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit tė videoklipeve, njė prej tė cilėve e ka punuar edhe vetė. Njė tjetėr temė shumė interesante janė edhe “verdhushkat” qė ajo fiton dhe dihet qė Gjystja ėshtė njė ndėr ato qė kėrkojnė jo pak para nė njė koncert. Sezoni i verės shumė i ngjeshur dhe nisur nga numri i konsiderueshėm i koncerteve qė zhvillohen nė qytete tė ndryshme, bėn qė vetėm nė Shqipėri Gjystja tė jetė vėrtet e kėnaqur nga shuma e tė hollave qė arrin tė fitojė, falė investimit qė ka bėrė pėr imazhin e saj. E ndėrsa nuk i pėlqen tė flasė pėr kėtė, ajo gjithmonė shprehet: “Secili dėshiron tė ketė sa mė shumė para. Pėrfitimi mė i madh pėr mua ėshtė ndjenja shpirtėrore, ku komplimentet e njėpasnjėshme vijnė nga adhuruesit e mi”. Tė ardhurat qė ka fituar gjatė kėsaj vere e kanė shtyrė kėngėtaren drejt njė vendimi tė ri. Ajo ka vendosur tė mos kėndojė nėpėr kafene tė thjeshta, por vetėm nė koncerte, salla tė ndryshme, diskoteka moderne qė janė nė mbarė botėn. Herė-herė ajo e gjen veten edhe tek ndonjė familje qė e ka zgjedhur tė kėndojė nė dasmėn e tyre, por kohėve tė fundit ėshtė shumė pak prezente, pasi datat nuk i ka tė lira.
    PERFORMANCAT HOT TE KENGETARES GJYSTE VULAJ HPIM0795
    PERFORMANCAT HOT TE KENGETARES GJYSTE VULAJ HPIM0796

      Ora ėshtė Fri May 17, 2024 6:27 am