KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    8 sjelljet e kėshillueshme pėr tė bėrė xheloz partnerin

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    8 sjelljet e kėshillueshme pėr tė bėrė xheloz partnerin Empty 8 sjelljet e kėshillueshme pėr tė bėrė xheloz partnerin

    Mesazh nga Sajmiri Tue May 27, 2008 9:36 pm

    Hija e njė personi “tė tretė” ėshtė nga pikėpamja strategjike perfekte. Ėshtė tjetri qė nuk ekziston. Qė mund ta kujtosh kur tė duhet, dhe ta eliminosh kur nuk tė duhet mė. Ėshtė ideale, sepse ėshtė inekzistente. Ėshtė i dashuri qė nuk ekziston, por qė tė lejon tė luash lojėn e pėrjetshme tė njė shansi tjetėr. Nė lidhje me kėto ekspertėt japin pėr gratė franceze tetė marifete pėr ta bėrė xheloz partnerin.
    1- Flisni me admirim me burrin tuaj pėr njė kolegun tuaj.
    2- Kėrkoni njė herė njė kolegut tuaj t’ju shoqėrojė nė shtėpi
    3- Nėse burri juaj ju telefonon nė zyrė, i thoni tė tjerėve se nuk jeni aty
    4- Nėse punoni nė shtėpi lini tė pėrgjigjet sekretaria telefonike(edhe kur jeni aty) dhe ndryshoni parfumin nėse kėtė ua ka dhuruar burri juaj.
    5- Buzėqeshini burrave tė tjerė kur jeni nė restorant
    6- Shkoni nė kinema pa i thėnė burrit tuaj dhe lini aty-kėtu si “rastėsisht” biletėn e kinemasė.
    7- Mos e kapni telefonin sapo tė bjerė zilja sikur tė prisnit ndonjė telefonatė.
    8- Dhe nė fund njė marifet i veēantė: bėni t’ju vijė nė adresėn tuaj njė tufė trėndafilash tė kua, shenjė e padiskutueshme e pranisė sė njė simpatizanti.
    A ėshtė xhelozi strategjike edhe ajo e atyre grave qė zbukurohen pėr tė rifituar burrin? Njė prerje flokėsh, tė brendshme mė seksi mė ngacmuese dhe veshje tė stolisura.
    Gratė nuk ndjehen nė faj kur tradhtojnė
    Sondazhet thonė se “tradhtia quhet femėr” dhe fjalėt “breje e ndėrgjegjes” apo “ndjenja faji” janė zhdukur pothuajse nga leksiku erotik femėror. Arsyeja duhet kėrkuar te fakti se shumė paragjykime dhe frikėra nuk ekzistojnė mė. Gratė e sotme janė mė tė ndėrgjegjshme e mė tė guximshme, nuk duan mė t’i nėnshtrohen njė martese gri, i lejojnė vetes tė drejtėn e tė pėlqyerit, tė rrahjes sė zemrės, tė erotizmit. Nė ēdo rast, fenomeni ėshtė nė rritje. E pohojnė sondazhet si ky i fundit i “New York Post” sipas tė cilit 9 gra nė 10, mes atyre e tradhtojnė burrin, kanė deklaruar se nuk kanė asnjė ndjenjė faji… Nėse janė gjithnjė e mė shumė gratė qė e tradhtojnė burrin e tyre pa u penduar, pėrkundrazi me njė ndjenjė falėnderimi pėr ēfarė jeta ka mundėsi t’u ofrojė akoma, pėr ē’ka fati arrin akoma t’i mrekullojė, cila ėshtė gjendja e ēiftit sot…?
    Besnikėria ėshtė vetėm njė mit
    Sipas Laura Laurenci besnikėria ėshtė vetėm njė konvencion shoqėror, sepse monogamia ėshtė vetėm njė mit. Pikėrisht kėtė mbėshtesin disa psikologė: nėse nė natyrė poligamia ėshtė normė dhe monogamia ėshtė pėrjashtim si ėshtė e mundur qė qytetėrimi perėndimor dhe kristian ka privilegjuar kėtė tė fundit duke i vėnė njė ndalim instinktit? Por disa studiues tė tjerė argumentojnė: mė e rėndėsishme se shkelja e kurorės ėshtė mosbesnikėria, qė do tė thotė tradhti e njė marrėveshjeje tė nėnkuptuar dhe tė qartė nė brendėsi tė ēiftit. Ajo qė minohet kėtu ėshtė para sė gjithash intimiteti, ndarja e eksperiencės dhe e kėndvėshtrimit tė realitetit. “Pėrse tė rrezikosh aq shumė pėr aq pak?”-pyet Pittman dhe pėrmbys mėnyrėn tradicionale tė marrjes nė konsideratė tė tradhtisė. Nė fakt, ndėrsa nė pėrgjithėsi mendohet se tradhtia lind nga njė marrėdhėnie qė nuk funksionon, Pittman pėrforcon se ėshtė marrėdhėnia qė nuk funksionon, qė strukturoret mbi pabesinė.

    ..............

    Tė ndjehesh i/e dėshiruar

    Ėshtė e rėndėsishme qė tė realizosh njė mėnyrė tė veēantė tė prekuri, qė asaj t’i pėlqejė dhe ta bėjė tė ndihet mirė. Por kėto lėvizje nuk duhet tė pėrsėriten shpesh mekanikisht, sepse bėhen monotone. Dhe kėto ndjesi njė femre i duhen falur, jo vetėm gjatė njė raporti, por edhe nė momente tė ndryshme, nė mėnyrė qė ajo tė ndjehet vazhdimisht e dėshiruar nga partneri. Njė puthje e lehtė, njė fjalė e ngrohtė, pėrkujdesja nė momentin e duhur, vlejnė pėr tė krijuar njė atmosferė tė pėrshtatshme shpirtėrore tė femrės gjate marrėdhėnies. Prandaj partneri mė i mirė ėshtė ai qė gjithmonė vėzhgon, kėrkon, eksploron teknika, pika tė ndjeshme tė partneres sė tij, pėr tė vepruar me to edhe nė situatat e nxehta tė jetės nė ēift. Mbi tė gjitha gabimi i madh i meshkujve nė disa raste, duket tė jetė se ata shpesh nxitohen, harrojnė puthjet e pėrkėdheljet dhe nuk dedikohen ndaj pikave mė tė ndjeshme tė njėri-tjetrit.

    ..............

    Puthjet dhe efekti

    Duhet tė bėhesh njė puthės profesionist qė ajo tė mos ndihet e pasigurt tė puthjet qė jep. A do tė vazhdosh tė jesh nė shkallėn fillestarė apo do tė bėsh ai qė ajo dėshiron? Asnjėherė mos harroni qė puthja ka rolin kryesor nė njė marrėdhėnie sentimentale. Nėse i dashuri ose e dashura juaj nė momentin qė puth thotė ‘Tė dua”, kjo nuk do tė thotė aspak se ai ose ajo di tė puthė si njė profesionist. Nė fund tė fundit, gjithēka nė kėtė proces, realizohet vetėm nė sajė tė lėvizjes sė buzėve dhe jo tė fjalėve. Roli i syve ėshtė mjaft i rėndėsishėm kur puth dikė. Duhet t’i mbash mbyllur sytė apo duhet ta shohėsh nė sy, kjo ėshtė njė dilemė e madhe. Jepi fillimisht njė puthje tė vogėl njeriut tė zemrės duke e vėshtruar thellė nė sy dhe mė pas harro vėshtrimin duke u fiksuar tek buzėt dhe efekti do tė jetė marramendės.

    ..............

    Rėndėsia e komplimenteve

    Pėr ta bėrė tė ndihet edhe mė mirė njeriun e zemrės shtoni numrin e komplimenteve. Tė njėjtėn gjė duhet tė merrni edhe nga partneri juaj. Por kėtė duhet ta fitoni. Nėse nuk doni veten tuaj ėshtė e vėshtirė tė besohet se mund t’u dashurojė dikush tjetėr. Respekti ndaj vetes ėshtė shumė i rėndėsishėm nė njė lidhje tė fortė. Nėse e pėlqeni vėrtet veten tuaj, veē defekteve dhe dobėsive qė keni, do tė ndiheni tė sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim nė vete, do tė pėlqeni tė rrini me partnerin pėr gėzimin qė sjell nė jetė tuaj dhe jo sepse keni nevojė pėr ta qė tė mbijetoni. Nėse keni pasur njė eksperiencė negative nė tė shkuarėn ėshtė e nevojshme tė bisedoni pėr kėtė me partnerin. Ai do t’u qėndrojė pranė dhe do t’u bėjė tė harroni atė periudhė tė vetes suaj, por gjithsesi mos harroni qė edhe nė kėtė rast tė vlerėsoni veten tuaj. Nevoja fizike pėr ngrohtėsi nuk ndryshon asnjėherė, kjo ėshtė e rėndėsishme.

      Ora ėshtė Wed May 08, 2024 2:07 am