KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    SI RASHE PRE E DROGES QE 15 VJEC

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    SI RASHE PRE E DROGES QE 15 VJEC Empty SI RASHE PRE E DROGES QE 15 VJEC

    Mesazh nga Sajmiri Tue Jul 01, 2008 8:34 pm

    Fytyrė e verdhė dhe trup qė mbahet nė njė skelet tė gjatė prej kockash, i cili dridhet si njė gjethe peme qė ėshtė duke rėnė. Ndėrsa zėrin e ka aq tė ulėt, sa duhet ta pyesėsh mė shumė se 2 herė pėr tė dėgjuar se ēfarė thotė. Madhe droga e ka katandisur deri nė atė pikė sa edhe sytė i janė mbuluar nga rrema gjaku tė kuq, aq sa ėshtė vėshtirė t’ia dallosh ngjyrėn e kaltėr. M.D., ėshtė 22 vjeē dhe ka nisur tė jetė pėrdorues i drogave qė kur ishte 15 vjeē e tashmė duket se e ka tė pamundur tė ndahet nga droga. Duke pranuar tė tregojė historinė e tij tek Qendra “Aksion Plus” dhe tė japė mesazh pėr tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij, ai thekson se droga ėshtė e keqja mė e madhe qė mund t’i ndodhė njė personi.

    Sa vjeē jeni dhe kur keni filluar tė pėrdorni drogė pėr herė tė parė?

    Jam 22 vjeē dhe drogėn e fillova kur isha vetėm 15 vjeē. Nė fillim e nisa me hashash, por pas njė viti kalova nė heroinė.

    Cila ishte arsyeja qė vendosėt tė pėrdorni drogė?

    Ishte kurioziteti, kur e mora pėr herė tė parė. Por shumė shpejt u bėra vartės, sidomos kur fillova heroinėn.

    A ishte e vėshtirė pėr t’i siguruar kėto lėndė?

    Sa mė shumė e pėrdor, mė e vėshtirė bėhet. Ēmimet ēdo ditė po rriten. Policia po gjurmon spaēatorėt (shpėrndarėsit) dhe arsyeja tjetėr ėshtė se nuk po siguroj dot lekėt. Nėse kur isha 15 vjeē u thoja atyre tė shtėpisė se mė duhen 5 mijė lekė se do ha picė me shoqėrinė, tashmė, ata e dinė se unė marr drogė e kėto gėnjeshtra nuk mė ecin mė.

    Kur vendosėt tė linit drogėn?

    Kėtė e vendosa para 3 vitesh, kur mė vdiq edhe babai. E kuptova shumė mirė hallin qė kishte zėnė familjen dhe mua. Jam penduar shumė e nuk kam mė forcė t’u kėrkoi ndjesė njerėzve tė mi tė cilėve u shkatėrrova jetėn.

    Nė momentin qė nuk keni mundur tė siguroni paratė pėr drogėn, si ia kenė bėrė?

    Unė personalisht, kam arritur qė t’ia dal duke e marrė kokainėn nė Durrės pak mė lirė dhe duke e shitur nė Tiranė pak mė shtrenjtė. Me paratė qė fitoja, blija drogėn pėr ta pėrdorur vetė.

    Kjo do tė thotė se ju keni bėrė edhe rolin e shpėrndarėsit tė drogės. Policia iu ka ngacmuar ndonjėherė?

    Jo, unė asnjėherė nuk kam patur probleme me policinė. Kam shumė shokė qė janė aktualisht nė burg. Ndoshta unė kam shpėtuar disa herė, pasi jam edhe me studime nė Itali dhe zhdukem sa andej-kėtej. Tė gjithė shokėt e mi e kanė nga njė eksperiencė me policinė.

    Cili ėshtė mesazhi qė do t’i pėrcillni moshatarėve tė tu?

    Rrini sa mė larg drogės. Ajo shkatėrroi jetėn time dhe tė prindėrve tė mi. Nėse bėhesh vartės i saj, mendo se je drejt fundit dhe ėshtė pothuajse e pamundur pėr t’u kthyer pas.

    (marre nga shekulli )

      Ora ėshtė Tue May 07, 2024 2:09 pm