KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    SI TE MERRNI DOKUMENTAT NE BRITANI

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    SI TE MERRNI DOKUMENTAT NE BRITANI Empty SI TE MERRNI DOKUMENTAT NE BRITANI

    Mesazh nga Sajmiri Thu Aug 21, 2008 11:36 pm

    Shumė emigrantė kanė pėrfituar lejen e tyre tė qėndrimit nė Mbretėrinė e Bashkuar (MB) nė bazė tė “Legacy Programme”. Por, Home Office sqaron se kjo nuk ėshtė njė amnisti, edhe pse nė aparencė i pėrngjan njė tė tille. Tashmė Home Office ėshtė duke shqyrtuar nėn “Legacy Programme” rreth 450 000 deri nė 500 000 raste ku dhe objektivi i tyre ėshtė se kėto raste duhet tė pėrfundojnė sė shqyrtuari brenda korrikut 2011, (kėtu kemi parasysh, dhėnien e dokumenteve nė njė pjesė tė tyre apo deportimin e njė pjese qė nuk mund tė klasifikohet nėn kėtė kategori). Specialistė tė emigracionit sqarojnė se ēdo emigrant qė vazhdon tė jetojė nė MB, tė ketė kontakte me prezantuesit e tij ligjorė dhe Home Office tė jetė i mirinformuar pėr prezencėn e tij/saj nė MB. Duke pasur njė rast nė shqyrtim nė Home Office, ėshtė mė se e lehtė pėr prezantuesin ligjor tė kėrkojė lirimin e njė emigranti nė rast se ai/ajo arrestohet nga policia e emigracionit dhe dėrgohet nė qendrat e grumbullimit (immigration removal centers) me synim deportimin tė tij/saj nga MB. “Jo vetėm kaq, por ka edhe me qindra emigrantė qė e kanė paraqitur kėrkesėn e tyre pėr mbrojtje ndėrkombėtare nė Home Office para vitit 2000 dhe prej atėherė, Home Office nuk ka marrė ende njė vendim nė kėrkesat e tyre. Pėr kėtė lloj kategorie emigrantėsh dėshiroj tė theksoj se shanset e tyre pėr tė pėrfituar edhe pa iu drejtuar gjykatės (Asylum and Immigration Tribunal) janė shumė tė mėdha. Nė njė rast tė tillė Home Office nuk ka zgjidhje tjetėr, por vetėm t i njohė njė emigranti tė tillė lejen e qėndrimit edhe pse jashtė ligjeve tė emigracionit pasi njė gabim pėr t u ballafaquar me drejtėsinė mund t i kushtojė Home Office-it edhe njė “shuplakė” nga Tribunali i Azilit dhe Emigracionit”, - sqarojnė specialistėt e emigracionit.
    Specialistėt
    Specialistėt kėshillojnė emigrantėt qė nėpėrmjet prezantuesve tė tyre ligjorė tė vazhdojnė tė bėjnė prezantime nė Home Office dhe si pikė kryesore tė kėrkohet se ata kanė stabilizuar jetėn e tyre private nė MB pėr arsye tė kohės sė gjatė tė qėndrimit nė MB apo lidhjeve tė tyre si me njerėz qė kanė pėrfituar tė drejtėn e qėndrimit apo janė shtetas britanikė po ashtu edhe me vetė vendin, Britaninė, ėshtė shumė esenciale tė shpjegohet shumė qartė se si ėshtė bėrė ky pėrfitim lidhjesh tė forta dhe tė padiskutueshme. Vonesat nė marrjen e vendimit apo deri nė dėshtimin e Home Office-it pėr tė deportuar njė emigrant tė regjistruar ne Home Office, mund tė rezultojnė nė kėrkesėn e kėtij tė fundit se ai ka stabilizuar jetėn e tij private nė MB dhe se ai tė vazhdojė tė pretendojė se e konsideron MB si vendin e tij tė origjinės. Pra ky emigrant mund tė kėrkojė nga Home Office se “rrėnjėt” e tij janė pėrhapur nė komunitetin britanik dhe se ai ka zhvilluar lidhje personale mė tė fuqishme krahasuar ato nėse ai/ajo do tė ishte deportuar nga Home Office nė kohė. Ēdo lloj marrėdhėnieje qė ky emigrant pa lejė qėndrimi ka stabilizuar nė MB ėshtė si rezultat i mosinteresimit tė organeve tė Home Office-it pėr ta deportuar atė dhe familjen e tij nga MB nė kohėn e duhur. “Vonesa nė shqyrtimin e plotė tė lėndės pėr njė emigrant nė MB ėshtė relevante pėr tė reduktuar peshėn e kontrollit tė emigracionit pėr tė pasur njė emigracion tė drejtė dhe tė ligjshėm. Si rezultat i kėsaj vonese ky emigrant i ėshtė larguar jetės dhe lidhjeve tė tij personale me vendin e tij tė origjinės, pra lidhjet e tij me vendin e tij tė origjinės janė bėrė mė tė dobėta ose janė pothuajse ndėrprerė dhe lidhjet e tij me MB janė pėrforcuar edhe mė shumė, pra ky emigrant edhe pse me origjinė nuk i pėrket MB, ai tė vazhdojė tė pretendojė se e konsideron MB si vendin e tij/saj tė origjinės”, - theksojnė specialistėt.
    Hyrja si minorenė
    Nė rastet e atyre emigrantėve qė kanė hyrė nė MB si minorenė tė pashoqėruar, ata me shumė kėmbėngulje mund ta argumentojnė kėtė tė thėnė mė lart, pasi ata kanė shpenzuar nė MB vitet e tyre mė tė mira tė pjekurisė. Nuk ėshtė fare habi qė prezantuesit ligjorė tė kėsaj grup-moshe/kategorie tė mos hezitojnė tė komentojnė nėpėrmjet prezantimeve tė tyre ligjore se pėr arsye tė kohės sė gjatė tė qėndrimit nė MB, marrė kėto sė bashku me moshėn e tyre shumė tė vogėl nė kohėn e largimit ose arritjes nė MB, ky/kjo emigrant/e ka stabilizuar jetėn e tij/saj nė atė nivel sa qė ka harruar gjuhėn mėmė dhe natyrisht ka krijuar lidhje tepėr tė fuqishme me Britaninė. Vonesat dhe mėnyra e padrejtė e Home Office-it pėr t i shqyrtuar rastet si tė barabarta dhe nė kohė ėshtė vėnė nė dukje nė shumė raste pothuajse tė ngjashme me njėra-tjetrėn.
    Shembull
    Pėr t u ardhur nė ndihmė emigrantėve nė nevojė kėtė po e ilustrojmė me njė shembull: “X” dhe “Y” emigrant kanė hyrė nė tė njėjtėn kohė nė MB, njėrit prej tyre i ėshtė shqyrtuar lėnda nė kohė dhe natyrisht i ėshtė dhėnė e drejta e qėndrimit dhe ai tashmė disponon pasaportėn britanike, ndėrsa emigrantit tjetėr i ėshtė shqyrtuar lėnda vite mė vonė dhe kėrkesa e tij ėshtė refuzuar, duke u argumentuar se ka ndryshime nė rrethanat e tij, pasi frika e persekutimit nuk ekziston mė. Duke marrė parasysh se nė rastin e dytė dėshtimi ėshtė si rrjedhojė e burokracive tė Home Office-it pėr shqyrtim tė lėndės nė kohė, ky emigrant me shumė tė drejtė mund tė kėrkojė nga Home Office njė rishqyrtim tė vendimit, apo tė dėrgojė nė departamentin e emigracionit njė kėrkesė tė re (Fresh Application). Janė tė kėshilluar shumė emigrantė qė kanė hyrė nė MB para 2000 dhe qė mendojnė se kanė pėrfunduar tė gjitha tė drejtat e apeleve me Home Office-in, t u drejtohen prezantuesve tė tyre ligjorė dhe tė fillojnė nga puna pa vonesa tė mėtejshme pėr hir tė interesit tė tyre personal.
    Informimi zyrtar
    Ėshtė parėsore dhe detyrim i ēdo emigranti tė paligjshėm qė dėshiron tė rregullojė qėndrimin e tij nė MB tė paktėn tė informojė Home Office-in se edhe pse tė gjitha tė drejtat e tij tė apeleve kanė pėrfunduar vite mė parė, ai/ajo vazhdon tė jetė nė MB. Mund tė ndodhė qė nė disa raste Home Office mund t u shkruajė menjėherė pas dėrgimit tė aplikimit dhe t u kėrkojė atyre tė paraqiten pėr njė intervistė, gjė qė mund tė jetė e dyshimtė apo tė anulohet nga prezantuesit ligjore, mund edhe tė dėrgohen forma tė ndryshme pėr t u plotėsuar dhe se nė disa raste kėrkohet qė tė bėhen edhe pagesa, por se prezantuesit ligjorė duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm nė mėnyrėn se si ata do tė replikojnė. Ėshtė mė se e domosdoshme qė nė disa raste dėrgimi i formave me pagesė (SET-O-, SET-M-, FLR-M-), mund tė jetė i panevojshėm, pėrveē rasteve tė bashkimeve familjare, pasi mund tė ēojė nė vonesa shumė tė mėdha nė shqyrtimin e lėndėve apo nė devijimin e njė pune tė mbarė. Nė disa raste tė tjera mund tė ndodhė qė Home Office t u kėrkojė kėtyre emigrantėve dokumentacion se ku ai/ajo kanė qėndruar gjatė gjithė kohės nė MB. Nėse njė emigrant i refuzuar merr njė letėr tė tillė, ai ėshtė i kėshilluar qė tė mos e neglizhojė pėrgjigjen dhe tė dėrgojė nė Home Office dokumentacion tė ndryshėm pėr tė vėrtetuar se gjatė periudhės qė atij i kanė pėrfunduar tė gjitha tė drejtat e apeleve e deri nė dėrgimin e njė aplikimi tė ri, ai/ajo ka qėndruar nė MB.
    Njė shans tjetėr
    Njė shans tjetėr tepėr i sigurt ėshtė pėr ata emigrantė qė kanė fėmijė nėn moshėn 18- vjeēare dhe qė kanė qėndruar nė UK pėr shtatė vjet apo edhe mė pak. Nė kėto raste ėshtė shumė e domosdoshme qė nė faqet e para tė aplikimeve tė theksohet: “Application for ILR in the UK under the Seven Years Child Policy” nė mėnyrė qė aplikimi tė shkojė nė departamentin e duhur dhe tė mėnjanohen vonesat e mundshme. Edhe pse nė ligjet e emigracionit nuk ėshtė e shkruar se ekziston njė ligj i tillė, pra, njė fėmijė qė qėndron nė MB pėr shtatė vjet duhet t i jepet njė lejė qėndrimi gjithė familjes ku ai bėn pjesė, Home Office ėshtė shumė zemėrgjerė dhe se gjithmonė dhe mbi gjithēka vė interesin e fėmijės. Megjithatė, ēdo rast ėshtė shumė individual dhe shikohen edhe rrethanat e prindėrve apo ndonjė ofensė kriminale dhe masa e seriozitetit tė kėsaj ofence shkaktuar nga prindėrit e fėmijės. Gjithashtu kėshillojmė qė nė rastet kur njėri nga prindėrit ka shkaktuar njė ofensė kriminale tė regjistruar, nė aplikim tė mos pėrfshihet emri i tij, pasi nė rast tė kundėrt gjithė familja mund tė dėshtojė. “Nė shtesė tė kėsaj qė u tha mė sipėr duhet tė ritheksojmė se pėrfaqėsuesit ligjorė duhet tė sigurohen se ofensa e shkaktuar nuk ėshtė shpenzuar nė mėnyrė qė tė pėrjashtohet emri i tij/saj nga aplikimi, pasi pėrndryshe krijohet njė ndarje familjare shumė e panevojshme, gjė qė kushton nė kohė dhe materialisht pėr t u riparuar”, - pėrfundojnė specialistėt kėshillat e tyre.

      Ora ėshtė Fri Apr 26, 2024 8:00 pm