KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    LUSHNJE 72 VJECARI PERDHUNON NJE 13 VJECARE

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    LUSHNJE 72 VJECARI PERDHUNON NJE 13 VJECARE Empty LUSHNJE 72 VJECARI PERDHUNON NJE 13 VJECARE

    Mesazh nga Sajmiri Thu Aug 21, 2008 11:21 pm

    LUSHNJE - Fillimet e nje jete prej gruaje-nene, nje vogelushe vetem 13-vjecare ne Lushnje i ka perjetuar ne menyre te frikshme, duke e lene te shokuar psikologjikisht. Per gjashte muaj rresht, eshte perdhunuar sistematikisht nga nje plak “moster” i cili dhe pse i kishte kaluar te 72 vitet e jetes, nuk ishte penguar aspak ne shfryrjen e epsheve perverse seksuale. Per me teper, e ka lene shtatzene femijen e cila tani perballet me nje situate te frikshme: Eshte kater muajsh dhe presupozohet qe pas afro pese te tjerash, dhe pse eshte vete femije, te sjelle ne jete nje foshnje.
    Riza Hoxha, eshte emri i 72-vjecarit me banim ne fshatin Kolonje te rrethit Lushnje. Kurse viktima, eshte 13 vjecarja S.A., edhe ajo nga i njejti vendbanim. Policia e Lushnjes, mbreme vone konfirmoi se ka kryer arrestimin e te dyshuarit, me urdher te kryeprokurorit Petrit Cano. Riza Hoxha, akuzohet paraprakisht per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune me te mitura.
    Ne oret e mesdites se djeshme, prinderit e 13-vjecares S.A., nga Kolonja, kane udhetuar ne drejtim te qytetit myzeqar. Ata kane kerkuar te takohen me drejtuesit e Komisariatit dhe atje kane depozituar nje denoncim qe menjehere u shnderrua ne kallezim penal.
    Prinderit e shokuar, mezi qe kane mundur te tregojne monstruozitetin qe u kishte prekur femijen e tyre. Ata arriten t’i shpjegojne uniformave blu te krimit kunder personit, se vajza e tyre vetem 13 vjece, ishte perdhunuar nga nje burre plak. Sipas denoncimit, S.A., prej gjashte muajsh, nepermjet mashtrimit per shkak te moshes se thyer, 72 vjec, ishte abuzuar ne banesen e Riza Hoxhes nga ky i fundit, duke u detyruar te kryeje marredhenie seksuale. Dhe kjo lidhje perverse, kishte sjelle dhe frytin e tmerrshem, nje shtazani qe tani ka kater muaj qe vazhdon te perparoje.
    Menjehere pas denoncimit te prinderve, zyrtaret e Komisariatit te Policise se Lushnjes, kane marre ne pyetje dhe vete te mituren. Ajo ka treguar ne prani te agjenteve, se emes dhe nje psikologeje qe thirri policia, se qe prej afro gjashte muajsh, detyrohej te perballej me aktet perverse. Femija tregoi se pa e kuptuar as vete, kishte rene prč e abuzimit seksual, fillimisht me afrimin “babaxhan” dhe me pas me lojerat e prekjeve qe perparuan ne menyre perverse permes terrorit psikologjik, derisa 72-vjecari arriti te shfrynte totalisht epshet. Per me teper, krejtesisht i pakujdesshem, e ka renduar krimin duke e lene femijen shtatzene.
    Pas denoncimit te prinderve dhe nenshkrimit te kallezimit penal nga ana e te mitures, policia kerkoi nje kontroll mjeko-ligjor. Vajza 13 vjecare u dergua po dje ne spitalin Obstetrik-Gjinekologjik te Lushnjes, ku pas kontrollit te kryer nga gjinekologu, u konfirmua se e vogla ishte perballur me abuzim te plote seksual si dhe kishte mbetur shtatzene, ku aktualisht eshte ne muajin e katert te kesaj barre te padeshiruar.Ne keto rrethana, ajo qe i ka mbetur policise ka qene vete venia ne pranga e te dyshuarit. Plaku 72-vjecar Riza Hoxha, qe mezi ecen per shkak te moshes se thyer, fillimisht eshte shoqeruar per ne komisariatin e Lushnjes, ku eshte marre ne pyetje. Gjate marrjes ne pyetje 72 vjecari ka pranuar se me ane te mashtrimit kishte kryer marredhenie seksuale me 13 vjecaren S A disa here radhazi duke ushtruar presion psikologjik mbi te me “premtimin” se do te perhapte fjale ne fshat. E ndodhur para nje fakti te tille, 13-vjecarja e trembur i dorezohej deshirave te plakut 72-vjecar.
    Policia e Lushnjes, pasi grumbulloi provat dhe deshmite, vendosi te ekzekutoje urdhrin e nxjerre nga kryeprokurori dhe arrestoi ne kushtet e flagrances 72-vjecarin Riza Hoxha. Shtatzenia qe kurrsesi nuk pritej nga vajza vetem 13 vjece, u zbulua fillimisht nga nena e S.A. Ajo ka kuptuar se barku i te vogles po fryhej dhe per me teper, vajza ishte mbyllur ne vetvete. Pasi mamaja e ka pyetur disa here, vogelushja nuk ka pranuar qe te tregoje. Por pas kembenguljes, ajo i eshte rrefyer se emes.

      Ora ėshtė Mon May 13, 2024 5:52 pm