KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    TIRANE POLICI I FSHN VRET NJE 45 VJECAR

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    TIRANE POLICI I FSHN  VRET NJE 45 VJECAR Empty TIRANE POLICI I FSHN VRET NJE 45 VJECAR

    Mesazh nga Sajmiri Sun Sep 28, 2008 1:02 am

    TIRANE - Vrasje ne mes te kryeqytetit, pas nje sherri per fitimin e 80 mije lekeve, gjate lojes ne kazino. Muharrem Lita, 45 vjec, ka gjetur vdekjen e menjehershme pasi dyshohet se ka marre disa plumba pistolete, nga nje efektiv i forcave speciale Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, i cili eshte ndaluar mbremjen e djeshme. Policia e Tiranes, ka bere te ditur mbremjen e djeshme se ne pranga si te dyshuar per kete ngjarje te rende, jane vene Kastriot Stojani 35 vjec, i cili dyshohet te jete autori i krimit. Ne vendin e ngjarjes kane qene dhe dy persona te tjere, sipas policise, qe jane vellezerit Astrit dhe Petrit Kaci, por qe nuk kane pasur te bejne me vrasjen. Nderkohe qe ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie, 45-vjecari Lita ka marre plumbat vdekjeprures duke dale nga nje kazino, ne nje prej pallateve ne afersi te Stacionit te Trenit, ne kryeqytet. Burimet e policise se Tiranes, kane bere te ditur mbreme se, tre te ndaluarit, te dyshuar per kete vrasje, jane pjestare te forcave speciale FNSH, prej disa vitesh. Nderkaq dhe viktima, sipas te njejtave burime, ka qene me pare ne forcat speciale. Te ndaluarit kane qene me nje makine tip "Benz 190", me targa TR 5015 I, ngjyre e bardhe qe eshte bllokuar nga policia.

    Ngjarja

    Vrasja me arme zjarri ka ndodhur mbremjen e djeshme ne afersi te stacionit te trenit. Kater personat, prej te cileve tre dyshohen si autore dhe viktima e tyre, Muharrem Lita, kane qene duke lozur ne kazino. I dyshuari per vrasjen sipas burimeve zyrtare te Policise se Tiranes, eshte Kastriot Stojani, 35 vjec, lindur ne Lac e banues ne Tirane, me detyre punonjes policie prane Repartit te Nderhyrjes se Shpejte ne Tirane. Ky i fundit eshte ndaluar nga uniformat blu te Komisariatit numer 3. Gjithcka mesohet se ka ndodhur pas nje zenke mes dy personave, Stojanit dh Lites, ne lidhje me parate e fituara ne kazino. Por pikerisht ne momentin qe 45-vjecari ka qene duke dale nga ambientet e kazinose, eshte qelluar me tre plumba pistolete nga efektivi i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte. Deshmitaret ne vendin e ngjarjes, kane bere te ditur se ne fillimin kishin degjuar dy burrat qe te benin fjale me njeri-tjetrin, per 80 mije leket qe kishin fituar ne lojerat e fatit. Me pas viktima sipas deshmitareve ka tentuar qe te dale jashte por e kane ndaluar plumbat qe kane dale nga pistoleta e efektivit te policise. Mesohet se me pas, asnje nga personat qe ndodheshin aty nuk ka ikur por eshte pritur policia. Keta te fundit, kane bere bllokimin e vendit te ngjarjes nderkohe qe kane marre dhe deshmite e te gjithe personave qe ishin aty dhe ne lokalet ngjitur. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 21:00, te mbremjes se djeshme.

      Ora ėshtė Wed May 15, 2024 5:36 am