KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    TIRANE DJALI VRET BABANE PER NJE BARRE DRU

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    TIRANE DJALI VRET BABANE PER NJE BARRE DRU Empty TIRANE DJALI VRET BABANE PER NJE BARRE DRU

    Mesazh nga Sajmiri Fri Nov 07, 2008 5:54 pm

    TIRANE DJALI VRET BABANE PER NJE BARRE DRU Djalivretbabain-1TIRANE -Ka preferuar mė mirė t'i fusė njė breshėri automatiku tė atit, sesa tė shkonte tė bėnte dru nė mal. Ngjarja e rėndė ka ndodhur mbrėmjen e sė mėrkurės nė fshatin Mal Mnerr tė Komunės Zall- Bastar nė Tiranė. Elton Lila, 16 vjeē, pas njė grindjeje nė banesė ka qėlluar me automatik tip 'Kallashnikov' pėr vdekje tė atin Mehmet Lila, 55 vjeē. Mesditėn e djeshme shėrbimet e Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės, kishin mundėsuar shoqėrimin dhe ndalimin e tė birit Eltonit, si autor tė vrasjes. Fillimisht, 16-vjeēari nuk e ka pranuar krimin, por mė vonė ėshtė munduar ta justifikonte me faktin se babai e rrihte dhe e kishte kryer pėr vetėmbrojtje.
    Ngjarja
    Mehmeti i kishte dhėnė detyrė qė tė bėnte dru nė mal tė birit, Eltonit. Mbrėmjen e sė mėrkurės kur janė ulur pėr tė ngrėnė darkė, Mehmeti ka nisur t'i bėrtasė tė birit pse nuk kishte pėrfunduar detyrėn. Kjo mėsohet se ishte detyra e disatė qė Eltoni nuk kishte kryer, gjė qė e ka nervozuar tė atin qė tė bėrtiste dhe shante. Nga dėshmitė e marra nė polici, Mehmeti i ka kujtuar edhe ushqimin tė birit, qė sipas tij nuk e meritonte dhe kjo ka sjellė reagimin e Eltonit. Nė grindje e sipėr, ky i fundit ka rrėmbyer armėn dhe ka qėlluar nė drejtim tė tė atit.
    Arrestimi
    Policia ėshtė sinjalizuar nė orėt e para tė ditės sė djeshme pėr ngjarjen. Shėrbimet e Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės kanė shoqėruar tė gjithė personat e dyshuar si autorė tė ngjarjes, apo qė mund tė kishin dijeni. Mes tė shoqėruarve mėsohet se ishte edhe Eltoni, por qė nuk e kishte pranuar autorėsinė. Oficerėt e komisariatit dhe ata tė seksionit tė krimeve kundėr jetės dhe shėndetit, kanė intervistuar Eltonin. Oficerėve u janė dashur disa orė pėr tė "zbėrthyer" dhe mėsuar tė vėrtetėn pėr ngjarjen. Eltoni ėshtė siguruar nė ambientet e izolimit me akuzat e "vrasjes" dhe "armėmbajtjes pa leje".



    balkanweb

      Ora ėshtė Thu May 16, 2024 1:57 am