nga Sajmiri Tue May 27, 2008 1:20 am
26 Maj MekLareni ne delir, ndėrsa Ferrari me kokėn poshtė. Luis Hemilton fitoi Ēmimin e Madh tė Monte Karlos me MekLareni?Mercedesin e tij, duke shfrytėzuar gabimet e pilotėve tė Ferrarit, dhe duke marrė kėsisoj edhe kreun e Botėrorit tė pilotėve. Kokėkuqja pėson njė humbje tė dyfishtė dhe nuk mjafton vendi i tretė i Felipe Masės pėr tė shlyer fundjavėn e keqe. Braziliani i detyrua tė kėnaqej me shkallėn mė tė ulėt tė podiumit, pas BMV?sė sė Robert Kubicės, njė nga pilotėt mė nė formė tė sezonit. Por nėse Masa gaboi, duke dalė i treti, Kimi Raikonen bėri edhe mė keq, duke u renditur i nėnti, jashtė zonės sė pikėve, pas njė gare tė mbushur me gabime. Kimi ishte nė vendin e pestė, pas fantastikut Adrian Sutil me Force India, kur pėrplasi nga pas gjermanin, duke i dhėnė fund garės sė tij dhe shpresave tė veta pėr pikė. E kėshtu Hemiltoni merr kreun me 41 pikė, dy mė shumė se Masa dhe gjashtė mė shumė se Raikoneni.