KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Emigracioni shqiptar nė Itali

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    Emigracioni shqiptar nė Itali Empty Emigracioni shqiptar nė Itali

    Mesazh nga Sajmiri Tue May 27, 2008 10:13 pm

    Shoqata Kultutore Italo-Shqiptare "Vatra" e Torinos dhe F.I.A.P. – Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit, organizojnė tė Premten 11 Prill 2008 njė konferencė me temė emigracionin Shqiptar nė Itali. Konferenca do tė zhvillohet nė Museo Diffuso della Resistenza, (corso Valdocco 4/a – Torino) nė orėn 18.00. I ftuari kryesor i konferencės do te jetė shkrimtari dhe sociologu Shqiptar Rando Devole.

    Nė vitin 1990 mijėra Shqiptarė tė varfėruar dhe tė dėshpėruar nga njė gjysmė shekulli diktaturė komuniste, kapėrcyen Kanalin e Otrantos nė kėrkim tė njė mundėsie, duke nisur atė qė do tė ishte nė vitet nė vazhdim njė proces i vazhdueshėm: emigracionin Shqiptar nė Itali.

    Sot, pas thuajse njėzet vitesh, sa dhe mbi tė gjitha kush janė Shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Itali? Ku jetojnė ata nė territorin e shtetit Italian? Cilat janė trajtat karakteristike tė pranisė sė tyre, krahasuar me popullatat e huaja me prejardhje nga rajone tė tjerė gjeografikė? Ku tė con rrugėtimi i ndėrmarrė prej tyre drejt Europės dhe idealeve tė saj tė lirisė, demokracisė, mirėqėnies dhe zhvillimit?

    Mbi kėto pyetje dhe tė tjera do tė diskutojnė tė Premten sociologu dhe shkrimtari Shqiptar Rando Devole, ekspert i emigracionit Shqiptar; Giuseppe Castronovo, Kryetar i Kėshillit Bashkiak tė Torinos; Ilda Curti, Asesore e Integrimit nė Bashkinė e Torinos; Vincenzo Cucci, President i F.I.A.P.; Claudio Risso, Sekretar Rajonal i Sindikatės FAI-CISL Piemonte; Stefano Tassinari, President i ACLI nė Provincėn e Torinos; Francesco Ciafaloni, President i Comitato Oltre il Razzismo; Arjana Cicako, Presidente e Shoqatės sė Gruas Alma Mater; Blenti Shehaj, President i shoqatės Art@mia.

    Takimi, gjatė tė cilit do tė prezantohen shkurtimisht edhe disa projekte qė kanė lidhje me Shqipėrinė dhe diasporen Shqiptare nė Piemont do tė jetė edhe njė rast i mirė pėr t'ju afruar Shqipėrisė sė sotme pėrmes projektimit tė fotografive tė shoqėruar me muzikė tė lehtė Shqiptare dhe shijimit tė specialiteteve tė traditės sone gastronomike tė gėrshetuara me verėrat me famė boterore tė Piemontit.

    Konferenca ėshtė organizuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra dhe F.I.A.P. – Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit, nė bashkėpunim me patronatet ACLI dhe CISL, me pjesėmarrjen e Presidencės sė Kėshillit Bashkiak tė Torinos dhe tė Asesorateve tė Mundėsive tė Barabarta tė Provincės sė Torinos dhe atij tė Integrimit tė Bashkisė sė Torinos.

    Rando Devole

    I lindur nė Tiranė, nė vitin 1967, sociolog, pėrkthyes dhe gazetar, ai ka studjuar nė Romė ku ėshtė diplomuar nė Letėrsi dhe Shkenca Sociale. Mė pas ka kryer Masterin ne Komunikim dhe Doktoraturėn nė Sociologji. Ai ėshtė autor, ndėr tė tjera, i "La scoperta dell'Albania. Gli albanesi secondo i mass media" (Ed. Paoline, 1996; me Ardian Vehbiun) dhe "Albania. Fenomeni sociali e rappresentazioni" (Agrilavoro, 1998). Ai kryen veprimtari kėrkimore pėr disa institute tė ndryshme dhe boton artikuj nė gazeta Italiane dhe Shqiptare.


    Pėr impenjimin e tij sindakal nė favor tė emigrantėve Presidenti i Republikės sė Italisė i ka dhėnė titullin e nderit "Commendatore dell'Ordine della Stella della Solidarietą Italiana".

    Shoqata Vatra


    Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" ėshtė themeluar nė Torino, nė vitin 2002, me nismėn e njė grupi intelektualėsh Shqiptarė dhe Italjanė. Ajo ėshtė krijuar pėr t'ju dhėnė njė pėrgjigje sa mė tė shpejtė e tė organizuar sfidave tė reja e tė hershme qė karakterizojnė rrugėtimin e diasporės Shqiptare drejt integrimit tė plotė. Objektivat e saj kryesorė janė: nxitja, lehtėsimi dhe pėrshpejtimi i procesit tė integrimit; mbrojtja e identitetit kulturor e kombėtar tė Shqiptarėve (dhe njėkohėsisht ndėrgjegjėsimi i kėtyre tė fundit pėr rolin dhe rėndėsinė e tij tė dorės sė parė); promovimi i imazhit tė Shqipėrisė nė territorin e veri-perėndimit tė gadishullit Apenin. Shoqata synon t'i arrijė kėto objektiva pėrmes krijimit dhe koordinimit, nė territorin e mbuluar nga veprimtaria e saj, tė njė rrjeti bashkėpunimi sa mė tė ngushtė e funksional mes atyre aktorėve dhe faktorėve interesat e tė cilėve pėrkojnė, ndėrthuren e kryqėzohen me ato tė bashkėsisė Shqiptare.

      Ora ėshtė Tue May 07, 2024 5:34 pm