Qyteti Studenti nė Tiranė, do tė presė rreth 2800 studentė qė nisin pėr herė tė parė studimet pėr vitin akademik 2008- 2009. Nė pritje tė tyre, Drejtoria e Qytetit Studenti po pėrgatit ambientet, me qėllim qė konviktet tė ofrojnė kushte tė mira jetese pėr studentėt. Kjo drejtori bėri tė ditur dje se pėr vitin e ri akademik po sigurohen mė shumė vende si pasojė e largimit masiv tė tė studentėve tė viteve tė fundit, duke i bėrė dhomat sa mė funksionale. Lidhur me vlerėn e tarifės vjetore tė qendrimit nė Qytetin Studenti, Drejtoria bėri tė ditur se nuk ėshtė vendosur ende, pasi pritet tė diskutohet nga bordi i ndėrmarrjes dhe do tė shihet mundėsia qė tė mos rritet. Vitin e kaluar kjo tarifė ka qėnė rreth 25 mijė lekė. Qytetit Studenti, ka njė kapacitet pėr 6700 studentė dhe numėron 29 godina (17 godina pėr vajza), nga tė cilat janė rikonstruktuar sė fundmi gjashtė prej tyre, me njė vlerė 600 mijė euro. Nė mjediset e kėtij qyteti janė kryer investime edhe pėr shtrimin e rrugėve dhe zgjerimin e sipėrfaqeve tė gjelbėra deri nė 10.200 metra katrore.