KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    ALKOLI DHE DUHANI SI NDIKOJN NE DHIMBJEN E KOKES

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    ALKOLI DHE DUHANI SI NDIKOJN NE DHIMBJEN E KOKES Empty ALKOLI DHE DUHANI SI NDIKOJN NE DHIMBJEN E KOKES

    Mesazh nga Sajmiri Thu Aug 21, 2008 1:43 am

    Duhani mund tė ndikojė deri nė shfaqjen e njė krize tė dhimbjes sė kokės, sidomos te personat qė janė predispozuar tė kenė cefale. Duhani, ose mė saktė nikotina, vė nė qarkullim njė sasi tė madhe monoksidi karboni, qė zėvendėson oksigjenin te rruazat e kuqe tė gjakut. Nė mungesė tė oksigjenit, truri i nėnshtrohet fenomeneve vazodilatatore (ngushtimi tė enėve tė gjakut), pra tė ndryshimeve tė kalibrit nė enėt e gjakut, gjė qė provokon dhimbjen e kokės. Ndaj thuhet qė nėse lini duhanin, ose pakėsonin numrin e cigareve qė pini nė ditė, arrini tė qetėsoni apo eliminoni dhimbjen e kokės.
    Si ndikon alkooli nė shfaqjen e dhimbjes sė kokės?
    Alkooli ėshtė njė vazodilatator i fortė, qė ndikon nė shtimin e prodhimit tė histaminės, njė substancė kjo qė ndikon nė shfaqjen e dhimbjes sė kokės. Dhimbja e kokės qė ndjen pas dehjes me alkool, vjen pikėrisht si pasojė e nivelit tė lartė tė alkoolit, qė shoqėrohet gjithmonė me njė gjendje jo tė mirė tė pėrgjithshme fizike.
    Gjumi i tepėrt apo i pakėt ndikon nė dhimbjen e kokės?
    Po, sigurisht. Kjo lidhet me efektin qė ka nė luhatjet e ritmit natyral tė gjumit dhe zgjimit, dhe pėr pasojė dhe nė prodhimin e disa substancave qė ndikojnė nė mirėqenien e organizmit, si p.sh adrenalina.
    Kur duhet tė shqetėsohemi dhe t’i drejtohemi mjekut pėr dhimbjen e kokės?
    Te mjeku duhet tė shkohet pėr ēdo dhimbje koke qė zgjat nė kohė, (pėr disa orė) dhe qė s’njihet njė shkaktar shpėrthyes. Por dhe kur shoqėrohet me simptoma tė tjera si p.sh tė pėrziera, tė vjella, probleme me shikimin etj. Nė ēdo rast duhet tė pėrcaktohet shkaktari nė mėnyrė qė tė bėhet mjekimi dhe trajtimi i duhur i kėtij problemi.
    Si mund tė trajtohet dhimbja e kokės?
    Trajtimi i dhimbjeve tė kokės duhet bėrė vetėm nga mjeku
    specialist. I sėmuri nuk duhet tė kėnaqet asnjėherė me qetėsimin nga njė paracetamol apo njė qetėsues tjetėr, tė cilėt ndikojnė vetėm nė uljen e intensitetit e dhimbjes pa u gjetur diagnoza. Nėse episodet e dhimbjes sė kokės janė tė shpeshta, ėshtė e domosdoshme tė njihet dhe kuruar burimi, pra nevojitet tė bėhet trajtimi i plotė dhe si duhet i problemit. Kėtė mund ta bėjė vetėm njė mjek specialist.

    Shkaqet

    Shkaqet “banale” tė dhimbjes sė kokės Njė pozicion i papėrshtatshėm i trupit apo qafės, mund tė provokojė njė rritje tensioni tė muskujve tė kokės dhe tė qafės. Fenomen ky qė pėrfaqėson njė nga shkaqet kryesore tė njė nga formave mė tė zakonshme tė dhimbjes sė kokės.
    Por jo vetėm kaq, qėndrimi nė timon kur drejton makinėn, apo pozicioni qė mbahet duke lexuar apo duke punuar nė kompjuter, bėhen shpesh arsyeja kryesore e shpėrthimit tė dhimbjes sė kokės. Por dhe qėndrimi qė mbahet kur fle apo mbajtja e njė jastėku mjaft tė fortė, mund tė provokojė njė dhimbje koke nė zgjim.


    Si ndikon ushqimi nė dhimbjen e kokės
    Nė disa raste, sidomos nė rastin e migrenės, ushqimi luan njė rol tė rėndėsishėm nė shfaqjen e krizave. Ekzistojnė disa ushqime qė mendohet se ndikojnė nė shfaqjen e dhimbjes sė kokės. Tė tilla janė: alkooli (birra, vera e kuqe dhe pijet e forta alkoolike); qumėshti, kosi dhe sidomos djathi i staxhionuar pėr njė kohė tė gjatė; ushqimet pikante apo mishi i pėrpunuar; kafeina (qė gjendet nė: kafe, ēaj, ēokollatė); nė ushqimet e konservuara (turshi, konservat e peshkut); nė agrumet (portokallet, limonėt); sė fundi nė ushqimet e shpejta (sanduiē, hotdog) etj.














    © Gazeta Panorama

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 26, 2024 1:13 pm