KURBINI FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    STUDIMET NE ITALI JO PA CERTIFIKATEN E MATURES

    Sajmiri
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 1031
    Age : 39
    Registration date : 17/04/2008

    STUDIMET NE ITALI JO PA CERTIFIKATEN E MATURES Empty STUDIMET NE ITALI JO PA CERTIFIKATEN E MATURES

    Mesazh nga Sajmiri Sat Aug 23, 2008 2:48 pm

    TIRANE-Ambasada Italiane nė Tiranė njofton se pranė Zyrės Konsullore tė Tiranės dhe selive konsullore tė Shkodrės dhe Vlorės ėshtė tashmė nė fazė pėrfundimi procesi i vlerėsimit tė dokumentacionit tė paraqitur nga studentėt shqiptarė qė dėshirojnė tė regjistrohen nė Universitetet italiane. Ambasada Italiane thekson se rregullat pėr regjistrimin pranė Universiteteve italiane dhe pėr marrjen e vizės studim/universitet janė paraqitur nė komunikatat e shtypit tė datave 29 maj dhe 10 korrik, u janė dėrguar organeve kryesore te informacionit, janė publikuar nė adresėn www.ambtirana.esteri.it, janė pėrsėritur nė kartelat qė janė shpėrndarė pa pagesė pranė Ambasades dhe janė reklamuar nė njoftimet e afishuara pranė Ambasadės dhe selive konsullore. Zyrat konsullore italiane nė Shqipėri, ashtu si tė gjitha Pėrfaqėsitė diplomatike-konsullore italiane nė botė, janė tė detyruara tė zbatojnė urdhėresat e Ministrisė sė Arsimit, Universitetit dhe Kėrkimit tė Republikės sė Italisė pėr trevjeēarin 2008-2011 pėr regjistrimin e studentėve tė huaj nė Universitetet italiane. Kėto urdhėresa, tė pėrsėritura rregullisht nga Ambasada dhe tė konsultueshme nė adresėn www.miur.it, ashtu si edhe nė adresėn www.ambtirana.esteri.it, pėrcaktojnė nė mėnyrė tė qartė se pėr t'u regjistruar nė Universitetet italiane kėrkohen tė njėjtėt tituj studimi tė cilėt nevojiten pėr regjistrim edhe nė Universitet Shqiptare (pika I 1). Pra, njė student shqiptar qė dėshiron tė regjistrohet nė njė Universitet italian duhet tė zotėrojė, veē Dėftesės sė Pjekurisė edhe certifikatėn e Maturės Shtetėrore, ashtu si kėrkohet edhe pėr regjistrimin nė Universitetet shqiptare.




















    (d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)

      Ora ėshtė Fri Apr 26, 2024 7:55 pm